E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani: Nuk presim nga bllokmeni Rama të zbukurojë qytetin



Deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, akuzoi dje kreun e Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, se ka harruar qytetin dhe shërbimet ndaj tij. Bogdani tha se Tirana është i vetmi kryeqytet, i cili nuk ka zbukurimet për festat e fundvitit. “Sot, Tirana është i vetmi qytet dhe kryeqytet i Evropës që nuk është zbukuruar dhe nuk ka pemën e vitit të ri. Është i vetmi kryeqytet, ku qytetarët duhet të vuajnë pasojat e skizofrenisë së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Edvin Kristaq Rama dhe të grupit të bllokmenëve të rinj, të cilët në vend që të zbukurojnë qytetin, zgjedhin ta ndotin atë me qeset me plehra”, - tha Bogdani. Sipas tij, nga Rama nuk mund të pritet më dhe shtoi se deputetët e PD-së do të vendosin pemën në qendër të Tiranës. “Por është e kuptueshme, pasi siç tregojnë dokumentet e procesit gjyqësor të botuar nga Ymer Baze, z. Rama i cili publikisht ka pozuar pa të mbathura, për vite me radhe nuk ka njohur fëmijën e tij. Nga një person i tillë nuk mund të presësh të krijojë atmosfere festash për fëmijët dhe qytetarët e Tiranës. Si deputet i Tiranës dhe kryetar i Forumit Rinor, i themi kryetarit të bashkisë se ne do ta zbukurojmë qytetin dhe do të vendosim pemën e Vitit të Ri në qendër të Tiranës”, - deklaroi deputeti i PD-së, Gerti Bogdani.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›