E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama-Arvizu: Të inkurajojmë palët, ende shpresë për konsensus

Tiranë- Pasi dështoi edhe raundi i dytë për të zgjedhur kreun e ri të shteti diplomatët e huaj kanë rinisur takimet e tyre me liderët politik.

Pak minuta pas mbylljes së seancës kuvendore Ambasadori i Amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu u takua me kreun e PS-së, Edi Rama në zyrën e këtij të fundit ku u fol për procesin e zgjedhjes së presidentit.

‘Mendoj se zoti Rama dhe PS meriton vlerësim që ato nuk insitojnë që kandidati t’i takojë së majtës, po ashtu që PD dhe veçanërisht kryeministri Berisha meritojnë vlerësim që e ka bërë të qartë se po bën përpjekje që po propozon një kandiat me të cilin mund të punojë por që nuk përfaqëson interesat e ngushta ta partisë. Për mua kjo pasqyron që të dyja palët po përpiqen shumë të nxjerrim një kanidat, dhe duhet t’i inkurarojmë’- tha zoti Arvizu pasi la zyrën e zotit Rama.

Pasi kaloi 40 minuta në ambientët e PS amabsadori amerikan tha se ka ende shpresë për të arritur një kompromis për presidentin, për ta zgjedhur atë me të paktën 84 vota. Zoti Arvizu vlerësoi takimin e një ditë më parë Rama-Berisha por shprehu kritika ndaj medias e cila sot në artikujt e saj raporton se partitë politike kanë dalë me qëndrime të ndryshme për kreun e ri të shteti. Teksa rezervoi komentet e tij kur u pyet nga gazetarët për kandidaturën e propozuar nga mazhoranca, Xhezair Zaganorin.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›