E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Ata qe duan zgjedhje te lira s’jane vetem Qamil Xhani

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama ka marre dje pjese ne takimin e zhvilluar me ambasadoret e vendeve te Bashkimit Evropian, i ftuar nga ambasadori Etore Sequi. Ne takimin e zhvilluar ne ambientet e selise se Bashkimit Evropian ne Tirane, jane njohur me qendrimin e Partise Socialiste per nje sere ceshtjesh, si dhe i kane drejtuar pyetje kreut te PS-se Edi Rama, ne lidhje me qendrime te ndryshme te opozites. Pas takimit, kreu i PS-se e cilesoi ate si te suksesshem, duke u ndalur kryesisht ne ceshtjen e zgjedhjeve. Kryesocialisti u shpreh se te gjithe ata qe duan transparencen e votave nuk jane vetem, por kane mbeshtetes nga vendet e Bashkimit Evropian. “Ishte nje bashkebisedim qe zgjati rreth dy ore, po mund te zgjaste edhe me shume. Bashkebisedim shume i hapur, shume i drejtperdrejte. Pikerisht, se ishte i tille, me lejoni qe te mos bej me shume komente, por te nenvizoj per te gjitha ate qe ne Shqiperi jane te interesuar qe vota e tyre te mos cenohet dhe cdo vote te numerohet ndershmerisht, se jemi ne nje proces ku mund te themi me plot gojen qe cdo shqiptar qe do Shqiperine evropiane, permes zgjedhjeve te lira, nuk eshte vetem, por ka shume miq rreth e rrotull. Miq te medhenj qe nuk do ta lene Shqiperine vetem kete here”, tha kreu i PS-se. Rama u shpreh se ka folur me diplomatet e vendeve te Bashkimit Evropian per procesin e integrimit, ekonomine dhe qendrimet e Partise Socialiste per zhvillimet ne rajon. Rama tha se ka folur dhe per deklaratat nacionaliste, duke u shprehur se jane qendrime qe u ka ikur koha. “Ishte nje ftese e gjithe perfaqesuesve te Bashkimit Evropian per t’u informuar mbi pikepamjet tona, shqetesimet tona dhe sigurisht edhe pritshmerite tona lidhur me zgjedhjet, lidhur me ekonomine dhe lidhur me te ardhmen e Shqiperise, si nje force qe per ne duhet te jete zedhenese e evropianizimit te rajonit dhe sigurisht edhe e nje aspirate evropiane, qe ne asnje menyre nuk duhet te cenohet prej retorikave te nje nacionalizmi teresisht primitiv, te cilit i ka ikur koha, me kohe e me vakte”, u shpreh kreu i Partise Socialiste, Edi Rama. Ne lidhje me procesin e zgjedhjeve te 23 qershorit, ne takim eshte diktuar dhe per monitorimin e ketij procesi nga Bashkimi Evropian. Partia Socialiste ka kerkuar pjesemarrje me te madhe te monitoruesve ne zgjedhjet parlamentare dhe ka perkrahur idene, qe vec misionit te OSBE/ODIHR ne zgjedhje, te kete me shume perfaqesues te Bashkimit Evropian.

Rama

“Ishte nje ftese e gjithe perfaqesuesve te Bashkimit Evropian per t’u informuar mbi pikepamjet tona, shqetesimet tona dhe sigurisht edhe pritshmerite tona lidhur me zgjedhjet, lidhur me ekonomine dhe lidhur me te ardhmen e Shqiperise, si nje force qe per ne duhet te jete zedhenese e evropianizimit te rajonit dhe sigurisht edhe e nje aspirate evropiane, qe ne asnje menyre nuk duhet te cenohet prej retorikave te nje nacionalizmi teresisht primitiv”, tha dje kreu i PS.

Holtkemper: Rama foli per zgjedhjet e ardhshme

Ambasadorja gjermane, Karola Myler Holtkemper u shpreh pas takimit me kreun e Partise Socialiste, se eshte diskutuar mbi procesin e zgjedhjeve ne Shqiperi. Ne nje prononcim per mediat, diplomatja gjermane u shpreh se eshte diskutuar dhe per deklaratat nacionaliste. “Rama ishte i qarte ne qendrimet e tij dhe per deklaratat nacionaliste dhe ecurine qe do te kene zgjedhjet e ardhshme, si dhe per sipermarresit. Ai shprehur qendrimet e tij per keto ceshtje dhe mund te them qe gjate shpjegimit qe beri ishte bindes persa i perket kendveshtrimeve te tij”, u shpreh ambasadorja e SHBA, Holtkemper.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›