E Diel, 1 Nëntor 2026

BE, te shmanget frika nga zgjerimi Nga Majlinda Bregu

Integrimi dhe bashkepunimi rajonal eshte nje proces qe forcon lidhjet rajonale mes ekonomive kombetare. Bashkepunimi rajonal luan rol kyc ne pershpejtimin e rritjes ekonomike, zbutjen e varferise dhe pabarazise ekonomike, rritjen e produktivitetit dhe punesimit, si edhe ne forcimin e institucioneve. Prandaj, une besoj fuqimisht se elementet me te rendesishem per progresin ne rajon dhe procesin e integrimit jane: perspektiva e qarte, e vazhdueshme dhe frymezuese, respektimi i njeri-tjetrit dhe respektimi i te gjitha marreveshjeve dypaleshe dhe nderkombetare; si edhe strategjite afatgjata te investimeve ne transport, konkurrueshmeri dhe zhvillim ekonomik dhe teknologjik.

Instrumentet e bazuara ne incentiva jane vendimtare per zhvillimet demokratike te vendeve tona. Kjo eshte kaq e vertete, saqe vetem kushtezimi nuk mund te sjelle sukses.

Se pari, me lejoni them qe vendet e Ballkanit Perendimor duhet te pranojne realitetin e ri te rajonit; duhet te promovohet fuqishem politika e fqinjesise se mire, dhe t'i bejme te kuptojme qe ne nuk ndjekim politike agresive dhe se nuk kapemi pas fantazmave te te kaluares qe te ushqejme popujt tane me endrra jorealiste dominimi.

Shqiperia ka qene faktor i pamohueshem stabiliteti dhe paqeje ne rajon. Shqiperia i ka respektuar te gjitha marreveshjet nderkombetare dhe ka nxitur marredheniet miqesore mes te gjitha vendeve te Ballkanit Perendimor. Gjithashtu, ne presim qe te gjitha vendet te ndjekin te njejten politike stabiliteti ne rajon, duke respektuar realitetin e ri dhe duke vazhduar ne rrugen e anetaresimit, pa germuar te kaluaren dhe pa hapur plage te vjetra.

Ne e pershendesim dialogun ndermjet Serbise dhe Kosoves si nje menyre qe con drejt normalizimit te marredhenieve mes dy vendeve. Eshte e rendesishme qe marreveshjet e arritura te zbatohet plotesisht dhe pa vonesa. Ne besojme se ceshtjet ne veri te Kosoves duhet te zgjidhen sipas paketes se Ahtisarit dhe Kushtetutes se Kosoves. Eshte jetike qe te garantohet levizje e lire e njerezve dhe e mallrave (heqja e barrikadave serbe) e cila perben bazamentin e integrimit evropian.

Ne gjykojme se bashkepunimi rajonal eshte thelbesor jo vetem per stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik, por edhe per te ardhmen evropiane te vendeve tona. Shqiperia mbeshtet dhe merr pjese ne menyre aktive ne te gjitha nismat e bashkepunimit rajonal. Nderkohe, i kemi forcuar edhe me tej marredheniet dypaleshe me fqinjet tane.

Me Serbine, kemi bashkepunim ekonomik te fuqishem qe po zhvillohet edhe me shume. Ne besojme se minoriteti shqiptar ne jugun e Shqiperise mund te jete faktor qe forcohet marredheniet mes dy vendeve. Shqiperia thekson se eshte e rendesishme qe ky minoritet te trajtohet ne perputhje me standardet nderkombetare dhe me vlerat evropiane te cilat rajoni yne i ka perqafuar.

Kemi marredhenie te mira fqinjesie me Maqedonine dhe nxisim dialogun dhe bashkepunimit ne marredheniet nderetnike ne vend, me qellim qe te garantohet zbatimi i plote i Marreveshjes se Ohrit.

Shkembimet mes Shqiperise dhe Malit te Zi kane shenuar rritje ne te gjitha fushat, dhe i konsiderojme marredheniet mes vendeve tona si shembull te fqinjesise se mire. Per ne, shqiptaret etnike te Malit te Zi jane ure bashkepunimi mes dy vendeve.

E mbeshtesim stabilitetin dhe integritetin territorial te Bosnje-Hercegovines, jo vetem ne rrafshin deklamues, por edhe duke kontribuuar konkretisht me pjesemarrjen tone ne misionin EUFOR ALTHEA.

***

Po diskutojme ketu sfidat e Zgjerimit ne Ballkanit Perendimor nderkohe qe vemendja eshte perqendruar te kriza ekonomike. Vemendja e BE-se eshte e fokusuar ne veshtiresite qe kane te bejne me konkurrueshmerine, rritjen e shkalles se papunesise, renien e te ardhurave, si edhe ne kercenimet qe i kanosen stabilitetit financiar te BE-se nga boshlleqet e nivelit te zhvillimit ekonomik. Nese keto jane sfidat dhe prioritetet madhore te BE-se, atehere vleresimi per Shqiperine, si vend qe aspiron te behet anetare e BE-se, duhet te peshoje se si po i perballon Shqiperia keto sfida.

Shqiperia ka arritur te mbaje stabilitetit makroekonomik te mire, si edhe rritje te ardhurash, duke aplikuar taksen e sheshte prej 10%. Rritja ekonomike eshte mbajtur ne vlera pozitive, edhe pse ne kohe krize. Viti 2012 me rritje 1%, sic u konfirmua nga Banka Boterore. PBB u rrit me 13.4% ne vitet e fundit. Borxhi eshte mbajtur ne nivel konstant prej 60%. Papunesia eshte stabilizuar ne rreth 13.3%.

Nese konkurrueshmeria konsiderohet sfide madhore sot, atehere me lejoni te jap disa shifra: Vetem ne vitin 2012 jane hapur 12 702 biznese te reja, me rritje prej 3,2% krahasuar me 2011 (nderkohe qe shumica e vendeve evropiane po perballen me veshtiresi ekonomike). Ne 6 vitet e fundit, numri i bizneseve te reja ka arritur ne 56 mije. Kostoja e regjistrimit te biznesit dikur ka qene 3 000 USD dhe 22 dite pune; ne 6 vitet e fundit, per regjistrimin e biznesit mjaftojne 0,75 USD dhe vetem 24 ore.

Investimet e Huaja Direkte (IHD) jane rritur me 316% gjate periudhes 2006-2010. Krahasuar me vitin e kaluar, IHD u rrit me 20,3% ose HDI ne kater vitet e fundit eshte e barabarte me te gjithe IHD qe kane hyre ne 18 vjet bashke. Rezultati i Shqiperise per hapjen e nje biznesi te huaj eshte 98%, nderkohe qe mesatarja ne vendet e OECD-se dhe BE-se eshte 71%. 3614 jane licencat e reja te miratuara, ose 2,6 me shume. Jane shfuqizuar mbi 2/3 e lejeve dhe licencave.

Ne kemi sistem one-stop-shop per licencimin dhe regjistrimin e bizneseve. Kemi avancuar ndjeshem ne dixhitalizim dhe qeverisje elektronike, qe eshte sot gjuha e Evropes se ardhshme. Shqiperia eshte vend me prokurime 100% elektronike: Tatimet elektronike, Shkollat elektronike, Doganat elektronike, Protokolli elektronik. Me lejoni t'ju kujtoj qe ky sistem po futet ne Evrope si strategji per 2014-2020. Eksportet ne 2012 u rriten me 9% krahasuar me vitin 2011. Jane privatizuar me sukses te gjitha ndermarrjet e medha shteterore dhe pothuaj te gjitha ndermarrjet e tjera shteterore. Gjithashtu, eshte privatizuar sistemi i kontrollit teknik te automjeteve. Si rezultat i reformave ne luften kunder korrupsionit, eshte rritur realizimi i te ardhurave. Administrimi me i mire ne dogana dhe tatim-taksa kane bere te mundur jo vetem rritjen e pagave dhe pensioneve me 100-150%, por edhe investime ne 10 000 km rruge kombetare dhe rruge qe nxisin zhvillimin rajonal. Ne universitetet publike eshte futur nje sistem i ri digjital per pranimin e studenteve. Ne keto 8 vjet, eshte trefishuar numri i studenteve dhe eshte reduktuar me 33% administrata publike.

Te gjitha keto reforma jane baza per parandalimin e korrupsionit ne Shqiperi. Sinqerisht, besoj se lufta kunder korrupsionit ka sukses kur realizohet ne dy rrafshe: reformat per kufizimin e mundesise se korruptimit te administrates publike, si edhe ndeshkimi i duhur. Vetem ne vitin 2012, Policia raportoi nje rritje prej 51% te rasteve te korrupsionit, me 75% me shume te dyshuar; hetimet e nisura kryesisht jane rritur me 47% ne vitin 2012. Shteti i se drejtes eshte me rendesi jetike. Gjyqesori eshte i pavarur, por gjyqesori duhet te jete llogaridhenes. Asnje gjyqtar apo kryetar gjykate nuk emerohet nga qeveria. Nuk ka hyrje politike ne sistem, sepse gjyqtaret vijne nga Shkolla e Magjistratures. Sidoqofte, ka ende vend per permiresime.

***

Strategjia e zgjerimit paraqet shtetin e se drejtes dhe luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit si kryefjalen e procesit te integrimit ne BE te vendeve tona. Pavaresisht perpjekjeve tona, ky eshte viti i trete qe Shqiperia nuk merr statusin kandidat. Integrimi evropian mbeti serish peng i nje pakice bllokuese. Ne 2012, Shqiperia realizoi 117 nga 120 masat e percaktuar bashkerisht me Komisionin ne Planin e Veprimit per plotesimin e 12 prioriteteve kyce te Opinionit te KE-se. Ndryshimet ne Kodin Zgjedhor u bene ne perputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR-it, qe u perkthyen ne amendime nga opozita. Ky ishte nje leshim qe qeveria ia ofroi opozites qe ne vitin 2009, si garanci per te shmangur kontestimet e opozites sic ndodhi pas zgjedhjeve te fundit parlamentare. Imuniteti i zyrtareve te larte eshte hequr me konsensus nderpartiak. Per sa i perket krimit te organizuar, eshte kapur 2-3 here me shume droge dhe jane konfiskuar 44% me shume pasuri te krimit. Raporti i Vleresimit te Kriminalitetit ne Evropen Juglindore te marsit 2012, pohon se: “Italia dhe Shqiperia kane goditur transportin e droges, duke bere qe Shqiperia te jete gjithnje e me rralle vend transit i ngarkesave te medha te heroines...”. E megjithate, tri masat ligjore u bllokuan prej opozites: dy ligje qe kerkojne shumice me 3/5 ne parlament si edhe votimi i ndryshimeve ne Rregulloren e Kuvendit qe kerkohen nga opozita. Pse? Sepse, fatkeqesisht, per opoziten tone interesat partiake jane me te rendesishme sesa agjenda kombetare e integrimit ne BE. Ja ku jemi sot, tre vjet pas aplikimit tone per anetaresim ne BE, pa status kandidat, jo se sfidat qe permenda nuk jane permbushur, jo sepse ne nuk luftuam sa duhet krimin e organizuar dhe korrupsionit, por sepse pakica bllokuese e opozites sociale arriti te eklipsoje perpjekjet e shumices qeverisese dhe deshiren e 94% te shqiptareve qe mbeshtesin anetaresimin ne BE. Se fundmi, Kryeministri propozoi mbajtjen e nje referendumi per keto tri nisma ligjore. Ne situata bllokimi nga nje pakice, demokracia ofron nje zgjidhje te mundshme: zgjedhjet. Ne po pergatisim zgjedhjet e qershorit qe ato te plotesojne standardet me te larta nderkombetare. Sot jemi pa status kandidat jo se zgjedhjet e kaluara nuk permbushen standardet nderkombetare; ato i plotesuan dhe ky ishte edhe vleresimi i OSBE-se. As se opozita paraqiti ndonje prove mashtrimi, sepse nuk paraqiten asnje. Arsyeja eshte se per tre vjet rresht, humbesit e zgjedhjeve me qendrimin e tyre bllokues bllokuan edhe progresin e vendit drejt BE-se. Ky qendrim demtoi vete opoziten, dhe fatkeqesisht, edhe mbare vendin tone. Reformat qe po zbatojme mbartin plot sfida. Po i ndermarrim per te permiresuar jeten e qytetareve tane, por me qellim final anetaresimin ne BE. Jemi te vetedijshem qe zgjerimi i BE-se po behet gjithnje e me sfidues. Kushtet qe duhen permbushur po behen gjithnje e me kerkuese. Ne e mirepresim kete, si nje shans per transformim te thelle te vendeve tona permes reformave teresore. Por vazhdimi i suksesshem i ketyre reformave, ashtu si edhe kushtezimi i BE-se, duhet lavderuar nga BE-ja me elokuence, qe te shmangen standardet e dyfishta dhe keqinterpretimet; gjithashtu, reformat duhet te vleresohen mbi baza meritash te verteta. Le te mos harrojme se cfare synon zgjerimi: qellimi themelor i perbashket ka qene forcimi i demokracise dhe tregut te lire, konsolidimi dhe mbeshtetja e reformave te veshtira te modernizimit. Keshtu, zgjerimi ne Ballkanin Perendimor do te shenonte permbylljen e plote te ketij projekti Evropian. Faktet tregojne se zgjerimi eshte instrument unifikues i rendesishem drejt transformimit te vertete politik dhe ekonomik te shoqerise sone.

Le te shmangin friken e pajustifikueshme nga zgjerimi. Per shembull, frika se zgjerimi i 2004-es do te rezultonte ne paralizim te vendimmarrjes se BE-se nuk u materializua. Po ashtu, frika se liberalizimi i vizave per Ballkanin Perendimor do te conte ne flukse emigracioni, prape rezultoi i pabaze. Per ta mbyllur, ne nje kohe kur Bashkimi Evropian po perballet me skepticizmin e qytetareve te vendeve themeluese, entuziazmi per integrimin dhe anetaresimin qe vjen nga vendet si Shqiperia duhet te shihet si sinjal pozitiv per te ardhmen e BE-se, por edhe te vleresohet si sentiment i cmuar qe duhet ushqyer.

* Fjala e ministres se Integrimit, mbajtur ne Konferencen e I-re Ministeriale per Integrimin e Europes Juglindore me teme "Vleresimi i procesit te zgjerimit europian ne Ballkan:Progresi dhe Sfidat" organizuar nga organizata IBDE dhe Universiteti i Oxfordit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›