Tragjedia në Poloni, kryeministri Berisha shpreh ngushëllimet për viktimat
Kryeministri Berisha zhvilloi sot në mesditë, një vizitë në ambasadën e Polonisë në Tiranë, për të shprehur ngushëllimet e tij personale, të qeverisë dhe popullit shqiptar për viktimat e ngjarjes tragjike të kësaj fundjave në jug të Polonisë, ku pas përplasjes së një treni humbën jetën 16 qytetarë polakë.
Kryeministri i shprehu ambasadores dhe stafit të ambasadës dhimbjen me të cilin mësoi këtë lajm tragjik dhe se lutet që shpirti i viktimave të kësaj tragjedie të prehen në paqe.
Kryeministri Berisha la një shënim në librin e ngushëllimeve, i hapur për këtë rast nga ambasada polake.