PD konkretizon marrëveshjen me PDIU-në, i jep dy zv.ministra

Partia Demokratike e ka konkretizuar marrëveshjen me aleaten e saj në Parlament PDIU-në duke I dhënësot dy zv.ministra. Me propozim të Kryeministrit Berisha, Këshilli i Ministrave kanë emëruar në postin e zv/ministrit të Kulturës Z.Abaz Hado, ndërsa Z. Ardian Tano në postin e zv.ministrit të Arsimit. Emërimi është bërë i ditur në një njoftim nga faqja zyrtare e Kryeministrisë, ku theksohet:
“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi: Z. Ardian Tano të emërohet zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës. Z. Abaz Hado të emërohet zëvendësministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve”