Ligjet: Mazhoranca miraton projektligjin për hipotekat
06/03/2012 PS kundër: Vetëfinancimi i ZRPP-së lejon abuzimin
Projektligji për hipotekat u miratua dje në parim nga mazhoranca në Komisionin e Ligjeve. Opozita u shpreh kundër projektligjit “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, i cili parashikon vetëfinancimin e zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme.
Mbledhja e komisionit
Deputetët socialistë kanë kërkuar sqarime të mëtejshme të përfaqësuesve të Ministrisë së Drejtësisë lidhur me shkëputjen e hipotekave nga buxheti i shtetit, duke i dhënë këtij institucioni mundësinë të financohet me paratë që fiton prej shërbimeve të veta. Për këtë drejtori i kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë, Ardian Hysa, theksoi se gjatë vitit të kaluar ZRPP-ja ka arritur të grumbullojë nga shërbimet e kësaj zyre rreth 368 milionë lekë. “Kjo shumë është më e lartë në krahasim me vitet e tjera, ndaj vetëfinancimi i kësaj zyree është më se i mundshëm, duke qenë se me këtë ritëm të fitimit ajo mund ti përballojë shumë mirë nevojat e saj”, - tha Hysa. Por opozita i ka kundërshtuar ndryshmet ligjore, duke argumentuar se vetëfinancimi do të lejojë hapësira për abuzime. Deputeti Gjiknuri u shpreh kundër kësaj metode, duke argumentuar se duhet rregulluar me ligj të veçantë shpërndarja e këtyre fondeve. “Shteti po na del si një mekanizëm fitimprurës me këtë që ju po thoni këtu. Ku shkojnë këto para? Dhe tjetra, duke qenë se ZRPP-ja është një institucion i ngritur me paratë e qytetarëve, atëherë pse nuk ofrohet ky shërbim me një tarifë më të ulët?” – u shpreh Gjiknuri.
Pyetjeve të Gjiknurit iu përgjigj kryetari i Komisionit të Ligjeve Ilir Rusmali, i cili u shpreh se “zyra e regjistrimit nuk është shoqëri sigurimi dhe nuk krijohet për të mbuluar dëme, po për të regjistruar pasuri dhe përgjigjet dhe financiarisht, nëse për shkak të veprimtarisë së vet shkakton dëme”. Më tej Rusmaili kërkoi një shpjegim për rastet abuzive që mund të ndodhin me mosregjistrimin e pasurive nga zyra e regjistrimit. "Mund të futemi në një spiral, nga i cili nuk mund të dalim dot më. Ne rritim shpenzimet, vonojmë praktikat, nuk regjistrojmë dhe kërkojmë të rritim tarifat. Nuk regjistrojmë dhjetë, por regjistrojmë një, por e paguan qytetari sa për dhjetë. Si do të mbrohemi nga kjo ne?” – u shpreh Rusmali.
Shqetësimit të kryetarit të Komisionit Hysa iu përgjigj duke thënë: “Nuk mund të vendosë Ministria e Financave dhe e Drejtësisë nëse nuk ka një kërkesë të argumentuar nga bordi për rritjen e çmimit të tarifave. Sipas ndryshimit të ligjit ekzistues, nga fitimet e veta hipoteka krijon një fond të veçantë për të dëmshpërblyer çdo qytetar, nëse i ka shkaktuar atij parregullsi me dokumentacionin, titullin e pronësisë apo i ka mbivendosur pronën. Por sipas opozitës, me këto para dhe mund të abuzohet. “Këshilli i Ministrave do të rregullojë në mënyrë të detajuar procedurat se si do të funksionojë paraqitja e kërkesës, cili organ do ta shqyrtojë, çfarë tagrash duhet të ketë ky organ, afatet, pasi situata është e jashtëzakonshme”, - tha Hysa. Sipas projektligjit, drejtimi i zyrës qendrore të hipotekës do ti besohet një bordi kolegjial me 5 anëtarë, njëri prej të cilëve do të ketë tagrin e drejtorit ekzekutiv dhe do të emërohet nga kryeministri, katër të tjerët emërohen nga Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Financave. “Në nenin 12 për përbërjen e bordit drejtues thuhet se përbëhet nga pesë anëtarë, ndërsa në nenin 72 thuhet sipas propozimeve të bordit drejtues, pra ju vetë i propozoni dhe vetë i miratoni tarifat”, – tha deputeti socialist Bashkim Fino.
Ligji i ri parashikon zgjidhjen e problemit për ndërtimet para vitit 90
Projektligji “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, i cili pritet të shqyrtohet në komisionet parlamentare ditët në vijim, parashikon zgjidhjen e problematikës së hasur për banesat që janë krijuar para vitit 1991, të cilat nuk janë regjistruar pranë zyrave të regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Me këtë nismë të re Ministria e Drejtësisë synon të rregullojë me ligj pamundësinë e regjistrimit të shtëpive të vjetra të ndërtuara para vitit 1944 apo dhe para vitit 1991, të cilat nuk figurojnë të regjistruara në regjistrat e ZRPP-së, edhe pse dokumentacioni teknik provon ekzistencën e tyre dhe ndërtimin e tyre para vitit 91. Sipas të dhënave zyrtare, rezulton se deri më sot në listë janë rreth 4 mijë banesa në të gjithë vendin, që nuk figurojnë me dokumentacion në regjistrat e ZRPP-ve. Ndër të tjera relatori i projektligjit për hipotekat, deputeti Ramiz Çobaj, u shpreh dje në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve se “me këtë projektligj të ri qytetarëve dhe bizneseve do tu ofrohet një shërbim më i mirë për regjistrimin e pasurisë së tyre, duke shkurtuar në radhë të parë kohën që qytetarëve shqiptarë u duhet për të marrë një shërbim”. Çobaj tha se drafti i hartuar nga Ministria e Drejtësisë përmban disa çështje kryesore, që qeveria synon të rregullojë me këtë nismë ligjore. “Projektligji rregullon organizimin e zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme, si një institucion i pavarur buxhetor, i vetëfinancuar nga të ardhurat e krijuara gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tij për ofrimin e shërbimit të regjistrimeve të titujve të pronësisë, në funksion të rritjes së eficensës së veprimtarisë së ZRPP-së dhe përmirësimin e dhënies së shërbimeve”, - tha relatori Ramiz Çobaj.
Komisioni i Ligjeve
Çobaj: Shërbimi i ZRPP-së do të jetë i dixhitalizuar
Relatori i projektligjit për “Regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, Ramiz Çobaj, theksoi dje se drafti parashikon dixhitalizimin e veprimtarisë së ZRPP-së, që përfshin dixhitalizimin e të gjitha të dhënave të administruara në zyrën e regjistrimit të veprimtarisë gjatë regjistrimit fillestar e më gjerë. “Tjetër çështje e rëndësishme që trajton ligji është dixhitalizimi i procedurave dhe ndërtimi i një portali në ZRPP për të marrë online çdo informacion. Dixhitalizimi do të nxjerrë në dritë të diellit çdo procedurë që kryhet në ZRPP. Portali do të jetë i aksesueshëm nga çdo qytetar gjatë 24 orëve për çdo praktikë të tijën me anë të një usercod-i. Nëpërmjet kësaj iniciative ligjore është synuar të rregullohet dhe çështja e garantimit të informacionit të siguruar nga regjistrimi i pasurive të paluajtshme, duke përcaktuar në mënyrë të qartë rastet e përgjegjësisë së ZRPP-së në sigurimin e informacionit të shpërndarë nga kjo e fundit”, - theksoi Çobaj.
Projektligji për hipotekat
Ja shuma për tarifat dhe kundërvajtjet për regjistrimin
Personat që do të aplikojnë për titullin e pronësisë do të marrin hipotekën brenda muajit nga data e aplikimit. Kjo parashikohet në ligjin e ri për hipotekat. Gjithashtu të gjithë personat që do ti drejtohen zyrës së pasurive të paluajtshme, për çfarëdo shërbimi të printuar në letër ose edhe elektronik, janë të detyruar të paguajnë tarifa të caktuara. Sipas ligjit të ri për hipotekat, për lëshimin e certifikatave të pasurive të paluajtshme, qirave, kopjeve të vërtetuara, kontrolleve, formularëve të shtypur, informacioneve mbi gjendjen juridike të pasurive si dhe për shërbime të tjera të ofruara nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, bazuar në të dhënat e administruara në Regjistrin e Pasurive të Paluajtshme në letër dhe/ose formë elektronike, paguhen tarifa e gjithashtu kamatëvonesa. Për sa i përket kundërvajtjeve, “për çdo deklarim ose veprim nё kundërshtim me ligjin, kur nuk pёrbёn vepёr penale, dёnohet me gjobё nga regjistruesi nga 5000 deri nё 50 000 lekё. Kundёr vendimit tё regjistruesit mund të bëhet ankim te kryeregjistruesi brenda 30 ditёve”.