Rama: Ata që rrëzuan monumentin e Enverit nuk e imagjinonin dot që do mbaheshin peng nga sekretari i Enverit
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, reagoi pas deklaratave të kryeministrit Sali Berisha se njerëzit e Bllokut kanë pushtuar opozitën. Askush ndër ata që rrëzuan monumentin e Enverit s’e imagjinonte dot që 21 vjet më vonë Shqipëria do mbahej peng nga një sekretar i Enverit.
Pushteti më i korruptuar në historinë tonë është turpi i gjallë i shkeljes mbi të gjitha ëndrrat e shpresat që sollën rrëzimin monumentit! shkruan Rama në Twitter.
Po ashtu, Rama thotë se është shqetësuese që pas 21 vjetësh sulmohet kaq egërsisht opozita. E turpshme që 21 vjet pas rrëzimit të monumentit të diktaturës sulmohet egërsisht opozita teksa vendi lëngon mes krizash të keqqeverisjes. Sot kur Shqipëria vuan krizën e menaxhimit të emergjencës KM organizon festa e karnavale me shpinën e kthyer nga mijëra familje të bllokuara, vijon Rama.
Sipas tij, pushteti më i korruptuar në historinë tonë është turpi i gjallë i shkeljes mbi të gjitha ëndrrat e shpresat që sollën rrëzimin e monumentit.
“Në 7 vjet uzurpatorët e qeverisë shqiptare s`bënë për të perndjekurit asgjë më shumë se riinaugurime të nje pavioni muzeal tipik komunist” ka theksuar Rama.