E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Ne Gerdec, 100 km2 toke te minuara"

Artan Cena
Shperthimi i fabrikes se cmontimit te armatimeve ka mbuluar me predha nje zone prej 100 kilometrash katrore, te shperthyera dhe ende te pashperthyera. Trupat ushtarake ende nuk kane mberritur ne vatren e shperthimit dhe gjenden vetem 40 metra larg tij, e deri dje kane pastruar rreth 320 hektare. Lajmi eshte bere i ditur dje nga gjeneral Xhevdet Zeneli, zv/komandant i operacionit qe ka filluar ne Gerdec, prej dites kur ndodhi tragjedia. Gjate nje konference per mediat diten e djeshme, per te informuar ne lidhje me operacionin per pastrimin e zones dhe gjetjes se trupave, Zeneli, deklaroi se "forcat ushtarake kane nxjerre nga kjo zone, trupat e 14 personave te pajete, nderkohe qe kane mundur te nxjerrin dhe te shpetojne dhe personat e tjere, te cilet kishin mundur te mbijetojne nga shpethimi". Gjenerali ka treguar edhe detaje te operacionit qe po kryhet ne zonen e minuar nga predhat, si dhe per banoret qe kane marre plackat ne shtepi dhe jane larguar perseri, ndersa jane shoqeruar nga forcat ushtarake. Sipas Zenelit, "aktualisht puna per cminimin e zones ka ecur mire, nderkohe qe eshte treguar kujdes, pasi ka pasur predha te pashperthyera, te cilat cminohen ne menyre te kontrolluar nga xheniot".
Pasditen e djeshme trupat ushtarake i jane afruar kraterit ne 30-40 metra, nderkohe qe nuk eshte dhene asnje informacion me teper. Kjo gje eshte bere e ditur ne mbremje nga oficere e ushtarake ne vendin e ngjarjes, qe kane deklaruar se, "pasi afrimit ne krater, kerkimet jane nderprere per shkak te erresires". Nderkohe qe gjate dites djeshme jane perfshire ne pune afersisht 1 mije forca ushtarake, te cilat vazhdojne kerkimet per gjetjen dhe grumbullimin e predhave dhe municioneve. Sipas zevendeskomandantit te operacionit, Xhevdet Zeneli, "jane gjetur dhe grumbulluar mbi 100 predha te pashperthyera, qe kane qene nje rrezik potencial per viktima te tjera, si dhe jane mbledhur mbi 370 pjese te municioneve te shperndara ne te gjithe zonen e infektuar nga shperthimi". Por vala goditese e shperthimit ne Gerdec ka prekur deri ne 100 kilometra katrore, ndersa rrezja e saj ka qene 5 kilometra ne vije ajrore. Kete fakt e konfirmoi edhe vete gjenerali i Ministrise se Mbrojtjes, sipas te cilit zona afer repartit mund te konsiderohet krejtesisht e shkaterruar dhe mbuluar nga rrenojat. "Zona e demtuar plotesisht nga shpethimi dhe nga municonet luftarake eshte 20 kilometra katrore, ndersa ajo e demtuar pjeserisht eshte mbi 40 kilometra katrore, pa llogaritur demtimet e lehta", shtoi Zeneli. Ai shpjegoi edhe faktin se perse here pas here nga banoret degjoheshin shperthime sporadike ne zonen e ish repartit ushtarak. "Keto jane shperthime sporadike te kontrolluara nga specialistet xheniere qe operojne ne zone dhe pa rrezik apo deme ne njerez. Qellimi eshte pastrimi i zones nga predhat qe jane ende aktive dhe nuk ka vend per panik", perfundoi gjenerali. Sot pritet qe trupat e xhenios te hyjne edhe ne kraterin e zones se shperthimit per te keqyrur vendin ku ndodhi ngjarja, te cilesuar edhe si vatra e tragjedise.
Zbulohet nje tjeter kufome
Dje eshte gjetur dhe trupi i pajete i nje mashkulli, i cili e ka rritur bilancin e te vdekurve ne 17. "Si pasoje, operacioni per kerkimin e viktimave nga shperthimi do te zgjase per shkak te kujdesit qe duhet treguar ne terrenin ku veprohet", tha ne deklaraten e tij Zeneli, duke thene se pas verifikimit te informacionit te nje banori, eshte gjetur vetem nje dhe jo kater kufoma. Ne afersi te postbllokut te ngritur nga policia ushtarake te shinat e trenit, ne hyrje te fshatit Gerdec, vazhdon te kete te aferm te viktimave dhe pse ne nje numer me te vogel se ditet e tjera. Sipas gjeneral Zenelit, deri me tani trupat e cmilitirazimit kane arritur te pastrojne 320 hektare toke.

14
Eshte numri i kufomave te zbuluara nga trupat xheniere te ushtrise pergjate 72 oreve te operacionit te kerkim-shpetimit ne Gerdec. Trupat jane gjetur poshte rrenojave dhe vetem pak metra larg kraterit
100
Kilometer katrore eshte siperfaqja e minuar nga predhat e shperthyera dhe te paplasura pas tragjedise, te cilat jane shperndare ne nje vije ajrore deri ne 5 kilometer nga reparti i Gerdecit, ku ndodhi ngjarja
40
Metra larg nga vatra e shperthimit jane trupat e xhenios qe prej disa ditesh po kryejne pastrimin e zones. Deri tani, sipas gjeneral Xhevdet Zenelit, jane mbledhur 100 predha te paplasura e pastruar 320 hektare toke

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›