E Shtunë, 31 Tetor 2026

CRCA: Kosta Barka te jape doreheqjen

CRCA, nje prej organizatave kryesore ne Shqiperi, ka kerkuar doreheqjen nga posti te ministrit te Punes, Kosta Barka. Kjo kerkese, sipas kesaj organizate, bazohet ne vete faktin se ne fabriken e cmontimit te predhave ishin te punesuar edhe femije te vegjel. "Kerkojme doreheqjen e ministrit te Punes, z. Kosta Barka, si shenje serioze e marrjes se pergjegjesise se plote nga ana e tij per tragjedine ne fabriken e Gerdecit. Sipas deklaratave te viktimave, jane lejuar te punojne edhe femije te te gjitha moshave thuhet ne njoftimin per shtyp. Nderkohe qe nje tjeter kerkese i eshte drejtuar qeverise, ku, sipas CRCA, ajo duhet te mbaje pergjegjesite per tragjedine e kryer dhe te kerkoje falje publike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›