Pollo "Mesimi, pas rregullimit te shkollave"
Procesi mesimor ne Gerdec do te filloje pas rikonstruksionit te shkolles, e cila aktualisht eshte e demtuar totalisht. Te 200 nxenesit e ketij fshati mendohet se do te mesojne ne shkollat e kryeqytetit, duke iu siguruar transportin nga Ministria e Arsimit. Ky eshte nje nga variantet qe eshte menduar nga kreu i Arsimit, Genc Pollo. Nderkohe qe sot jane 3 mije nxenes te zones, te cilet kane mbetur pa mesim. "Ne Gerdec kemi shkollen me te demtuar. Derisa te realizohen meremetimet e nevojshme, aty nuk mund te filloje mesimi. Gjithsesi, mesimi nuk do te mund te fillonte as nese do ishte shkolla ne rregull, pasi eshte nje zone fatkeqesie, me predha te shperndara ne terren. Nga kjo situate, banoret do te mund te kthehen ne shtepite e tyre pasi te jepet leja nga autoritetet ushtarako-policore, qe po punojne ne zone", ka nenvizuar Pollo. Sipas tij, ne shkollat perreth, te cilat jane me pak te demtuara, procesi mesimor do te filloje menjehere pas rikonstruksionit. "Nderhyrjet ne shkolla nuk do te jene te karakterit thelbesisht ndertimor. Ato kane te bejne me vendosjen e xhamave, vetratave, portave dhe dyerve, te kasave te tyre, sepse shperthimi keto struktura ka goditur. Pra, mendoj qe me t'u percaktuar demet, ne Gerdec do te kemi shkolla ne gjendje normale ne nje kohe relativisht te shpejte", ka pohuar Pollo. Lidhur me familjet e strehuara ne konvaleshencen e policise ne Durres, Plepa, jane afro 30 femije, te cilet ndjekin mesimet ne nje shkolle 9-vjecare dhe femije me te vegjel qe jane sistemuar ne nje kopsht publik, ne qytetin e Durresit.
Nje sherbim psikologjik i specializuar eshte menduar te ngrihet ne te gjitha shkollat e zones se Vores, per nxenesit te cilet te shtunen ishin te pranishem ne kete zone. Keshtu secili nxenes do te kete nje trajtim post-traumatik te nevojshem per kete situate, ndersa aktualisht jane duke u siguruar personel te trajnuar nga shkollat e Tiranes dhe te Durresit.