E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiptaret e dehur thyejne gjithe lokalin ne Itali

Dy te rinj shqiptare kane arritur te shkaterrojne plotesisht nje lokal pas nje sherri qe kane pasur me pronarin. Ngjarja ka shokuar jo vetem klientet e barit La Rotonda ne Badoere por kane lemerisur edhe banoret e lagjes ne Morgano te Italise. Karabinieret e kane quajtur nje skene te denje per filmat e Bad Spencerit dhe Terenc Hillit sherrin e dy shqiptareve ne nje lokal ne Morgano te Italise. Ndersa pronari i lokalit raporton se demi i shkaktuar ne bar ka arritur vleren e 15 mije eurove. Por dy shqiptaret nuk jane ndalur vetem tek prishja e lokalit ata kane demtuar edhe nje makine te policise. Dy shqiptaret jane arrestuar pas shume mundimesh nga policia pasi kane qene ne gjendje te dehur. Karabinieret kane dhene edhe emrat e tyre ata jane Domi Dritan 34 vjec dhe Orlando Hima 27 vjec. Gjithcka ka nisur kur pronari i lokalit ka refuzuar tu sherbeje pije te tjera dy shqiptareve. Ai u ka thene se jane shume te dehur dhe nuk mund tu jepte alkool tjeter pasi mund te shqetesonin klientet. Ne kete moment dy te rinjte jane nxehur madje ata kane goditur dhe kamerieren duke bere dhe akte te shemtuara. Ky moment ka bere qe te nise edhe sherri i madh. Pasi jane rrahur me pronarin shqiptaret kane nisur te thyejne gjithcka kane gjetur ne mure tavolina dhe ne banakun e lokalit. Me pas ka ardhur policia ku pese makina kane rrethuar lokalin. Por nen avujt e alkoolit dy shqiptaret kane thyer edhe xhamat e makinave te karabiniereve duke demtuar seriozisht nje prej makinave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›