Arsenal armatimesh ne Pogradec arrestohet 40-vjecari
Kane qene forcat e policise se Korces te cilat kane kryer nje kontroll te nje personi ne fshatin Geshtenje te Pogradecit. Gjate ketij kontrolli eshte gjetur nje arsenal i vertete armesh. Sipas te dhenave me te fundit nga policia e Korces ky arsenal armesh eshte gjetur ne banesen e shtetasit Jorgo Tare 40 vjec. Pas gjetjes se ketij armatimi policia ka bere te mundur edhe arrestimin e ketij te fundit ne flagrance. Ne shtepine e tij sipas policise jane gjetur 2 automatike model 56 nje pushke model 63 nje mitraloz dhe sasi te medha municionesh luftarake te cilet mbaheshin te fshehura ne banesen e 40-vjecarit. Pritet qe ndaj te 40 vjecarit te nisin hetimet pasi ndaj tij eshte ngritur akuza e mbajtjes te paligjshme te armeve dhe municioneve luftarake.