Tentonin te vidhnin gjate permbytjeve arrestohen
Policia e Shkodres ka vene ne pranga dy te rinj pasi gjate permbytjeve ne lagjen ku banonin ata kishin tentuar qe te vidhnin nje dyqan. Seksioni i Parandalimit dhe Hetimit te Krimit ne Komisariatin e Policise se Shkodres ndaloi sakaq shtetasit Vilian Rami 30 vjec dhe Ervin Durra 22 vjec qe te dy lindur e banues ne lagjen Iliria ne Shkoder. Pas diteve te veshtira te permbytjeve ne qarkun e Shkodres por edhe ne lagjet e qytetit te saj nje nga arsyet e rikthimit sa me pare te banoreve te evakuuar ishte se mos shtepite e bizneset e tyre nen uje beheshin objekt vjedhjesh. Dhe nderkohe dje duket se dy shkodrane jane arrestuar pasi tentuan te vidhnin dyqanin e nje fqinjit te tyre ne nje nga lagjet e permbytura gjate fatkeqesise natyrore ate pikerisht ne lagjen Iliria. Burime nga policia e Shkodres bene te ditur se ndalimi i tyre u arrit mbreme ne oren 1700. Pas hetimeve te uniformave blu te Shkodres rezultoi se dy personat e ndaluar ne bashkepunim me njeri-tjetrin tentuan te vidhnin nje dyqan qe ndodhet ne lagjen Iliria lagje ku dy te ndaluarit banojne nje vjedhje e mbetur ne tentative pas kapjes se tyre nga policia. Vilian Rami dhe Ervin Durra po procedohen per vepren penale te vjedhjes se mbetur ne tentative te kryer ne bashkepunim.