Sherr mes te rinjve nje ne gjendje te rende
Pas nje zenke midis dy te rinjve e cila ka perfunduar me nje te plagosur rende nga nje goditje me thike eshte bere edhe arrestimi i autorit. Burime zyrtare nga policia e Elbasanit thane se ne oret e para te enjtes ata kane mundur qe te arrestojne ne flagrance 16-vjecarin me inicialet E. B. banues ne Gramsh. Arrestimi i tij eshte bere pasi ne lagjen Sporti 2 per motive te dobeta ka goditur me mjet te mprehte te llojit thike te riun me inicialet F. B. 23 vjec banues po ne qytetin e Gramshit. I plagosuri eshte derguar menjehere ne spitalin e Gramshit per te marre mjekimet e nevojshme por duke pare qe gjendja e tij ishte teper e renduar eshte derguar ne Spitalin Ushtarak ne Tirane ku aktualisht ndodhet ne gjendje te rende shendetesore. Pas arrestimit te 16-vjecarit dosja me material i ka kaluar Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Elbasan per veprime te metejshme nen akuzen e Plagosjes se rende me dashje.