Rama: Berisha gënjen. PS votoi huanë për tunelin
TIRANE- Shpifjen e dites e ka quajtur kreu i socialisteve, Edi Rama deklaraten e kryeministrit Berisha, se opozita ka votuar kunder autostrades Tirane-Elbasan dhe kunder tunelit.
Rama ka reaguar ne profilin e tij ne Twitter pas akuzave te Berishes, duke sqaruar ndjekesit e tij se ajo qe ka thene Berisha eshte nje genjeshter e radhes.
“Shpifja e dites: PS kunder tunelit te rruges TR-EL! Fakti eshte se PS ka votuar ne parlament pro huase per tunelin”- shkruan Rama.
Per te njejten akuze ka reaguar edhe deputeti Erjon Brace, i cili deklaron se Berisha eshte nje mashtrues, pasi ne mes te dites genjen shqiptaret, pasi u thote se rruga e tuneli po ndertohet me parate e buxhetit.
“Kjo rruge nuk po behet me parate e buxhetit te shtetit. Per rrugen eshte marre nje borxh nga bankat Islamike qe arrin ne mbi 280 milione dollare. Borxhi eshte ndare ne disa marreveshje, te gjitha te votuara nga socialistet ne Kuvend”- shkruan Brace ne FB.