Rama: Berisha, hap kutitë, ndryshe largohu!
04/12/2009 Kreu i PS-së bën publik qëndrimin përpara deputetëve dhe krerëve të degëve
“Protesta jonë do të bëhet shpejt pronë e çdo shqiptari që nuk e duron dot më këtë shfaqje bajate llafesh për integrim e veprash për diskriminim e shkatërrim. Kudo, në çdo qytet. Dhe në kryeqytet pa dyshim. E ndarë në qindra pjesëza të vogla. Por edhe e bashkuar në një rikthim madhështor në bulevard dhe përpara kutisë së mbyllur të Kryeministrisë, në kohën e duhur”. Ky është qëndrimi mbi të cilin do të përqendrohet në vazhdim i gjithë aksioni politik i Partisë Socialiste. Në këtë mënyrë, pas përfundimit të ultimatumit të vënë për mazhorancën dhe kreun e saj lidhur me kërkesën e opozitës për hapjen e kutive të votimit, tashmë ky kamp shpalos strategjinë e re të tij në oponencën kundër shumicës. Protestat, të cilat do ta kenë hovin e tyre në muajin janar të vitit të ardhshëm, pritet të realizojnë një tjetër qëllim: atë të largimit të qeverisë aktuale. Kështu, slogani i radhës do të jetë: “Hap kutitë ose largohu”. Kjo do të jetë thirrja që tani e tutje do të shoqërojë manifestimet e opozitës. Për pasojë, kampi rozë do të vijojë në rrugën e tij të protestave deri në largimin e kryeministrit. Një vendim i tillë u bë dje i ditur nga vetë kreu i PS-së Edi Rama, i cili mblodhi në një takim grupin kuvendor socialist së bashku me sekretarët rajonalë në rrethe dhe kryetarët e degëve të kësaj partie në të gjithë vendin. Gjatë fjalës së mbajtur përpara të pranishmëve kreu socialist deklaroi prerë se tashmë nuk do të kërkohet thjesht hapja e kutive, por largimi i kryeministrit Berisha. “Tanimë për opozitën kutitë nuk janë i vetmi objektiv. Sot nuk e dimë vetëm ne, po e di i gjithë populli se kjo qeveri e kapur mat humbet me shpejtësi çdo ditë të drejtën të qëndrojë mbi kutitë që mban mbyllur. Ne sot e tutje nuk do të kërkojmë më thjesht hapjen e kutive, po largimin e Sali Berishës, përderisa kutitë nuk hapen. ‘Hap kutitë ose largohu’, kjo do të jetë kryefjala e protestës sonë”, - deklaroi Rama gjatë fjalës së tij. Po kështu, duke sqaruar më tej lidhur me hapat që do të ndjekë kjo parti në vijim, kryetari i PS-së shtoi se “protesta jonë do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë përmes një opozitarizmi që do të jetë kudo ku shqiptarët përballen me pushtetin e së keqes, me pabarazinë shoqërore, që thellohet, me arrogancën shtetërore, që theksohet, me varfërinë e papunësinë në rritje përballë çmimeve që rriten edhe më shumë, me mungesën e mbështetjes politike e njerëzore në kushtet e braktisjes paralizuese apo të nëpërkëmbjes poshtëruese nga ana e një shteti që ekziston vetëm për pushtetarët, jo për qytetarët”. Duke vijuar më tej, Rama vuri në dukje se “fjalët do t’i shoqërojmë me protesta dhe protestat nuk do t’i matim me numër pjesëmarrësish, por do t’i peshojmë me rëndësinë e çështjes së çdo shqiptari në nevojë”. Ndërkohë që akuzat ndaj kreut të mazhorancës u përqendruan dhe në një tjetër çështje veç atyre për vjedhjen e votave: në qëndrimin që kreu i mazhorancës po mban ndaj ndërkombëtarëve, qëndrim i cili në gjykimin e kryetarit të socialistëve as më shumë e as më pak përpiqet të mashtrojë me qëllim mbulimin e krizës së demokracisë në vend. “Hap kutitë ose ik, se ke vjedhur votat, dhe me vota të vjedhura nuk mund të na japësh ato që kemi pasur në zemër e në mendje kur hodhëm votën tonë. Duke i keqpërdorur ndërkombëtarët si s’ka më keq për të mbuluar krizën e demokracisë, të shtetit të së drejtës, të ekonomisë, duke keqpërdorur mbështetjen që Bashkimi Europian i jep Shqipërisë, jo pushtetit të tyre, që Shqipërinë e ka lënë të fundit në rrugën e liberalizimit të vizave e të integrimit”, - vlerësoi Rama sa i takon një çështjeje të tillë. Po kështu, në po këtë linjë kreu socialist shtoi se “keqpërdoret fakti se vizat do të hiqen më në fund edhe për Shqipërinë, sepse ne s’mund të mbetemi vrimë e zezë në mes të hartës së Europës për shkak të faqezinjve që na qeverisin pa ditur e as dashur të punojnë si duhet për vendin e tyre, këta të paudhë e kërdisin përditë me gënjeshtra e shpifje qoftë popullin shqiptar, qoftë komunitetin ndërkombëtar”. Njëkohësisht, në këtë kundërvënie, Rama nuk harroi të lëshonte një sërë akuzash dhe për familjen kryeministrore, ku në mënyrë të drejtpërdrejtë e akuzoi djalin e kryeministri Berisha për trafik armësh.
Familja Berisha
“Pastaj një vajzë, që ndodh rëndom të jetë avokate me një zyrë ligjore, ku kalojnë në sitën e interesit jopublik punët e mëdha të shtetit, po si rregull nuk refuzohen as qokat modeste. Nuk mungon një djalë sekser, që lëviz si hije pas aktivitetesh ku nga dalin gjithnjë zëra për trafik armësh, kolpo në shuma të mëdha që papritur shpërthejnë, ja, fjala vjen, si atje poshtë në Gërdec, apo shemben si atje lart në Kalimash.”
Kabineti qeveritar
“Pranë familjes një dorë e ngushtë biznesmenësh, barku i pushtetit, aventurierë kurajozë, që mbulojnë hartën e vendit dhe bëhen krahët që e kthejnë pushtetin politik në ekonomik për hesapin e të zotërve të punës në radhë të parë, duke u vënë gjoksin të gjitha kontratave e transaksioneve të mëdha, nga lejet ekskluzive për shfrytëzimin e nëntokës te koncesionet mbi lumenjtë për vepra hidrike.”
Akuzat në vite
“Madje, vazhdon pa pikë turpi edhe pasi ka thënë faqe botës, duke u zgërdhirë, se ato që tha 15 vjet për Fatos Nanon s’duhej t’i kishim marrë seriozisht, se Fatosi është figurë historike. Ato që tha kushedi sa vjet për Ilir Metën ishin lojë, se zoti Meta është nuse për integrim. Lëre më pastaj ç’ka thënë për Rulët e Xhuvelët dhe si i ka bërë helaq Imamët e Neritanët, që sot i ka çingijet e orkestrës qeveritare e i nxjerr në mexhlis për të kënduar shpifjet e tij.”