Bllokohen 10 stacione karburanti, 75 gjobiten
04/12/2009 Vijojnë kontrollet
Kontrollet e ushtruara nga Inspektorati Qendror Teknik për cilësinë e karburantit kanë rezultuar me bllokimin e 10 pikave të shitjes me pakicë në të gjithë vendin, si dhe me gjobitjen e 75 pikave të tjera. Burimet zyrtare të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës bënë të ditur se objekti i kontrollit është siguria teknike e pajisjeve dhe instalimeve teknologjike, cilësia e karburantit që tregtohet si dhe respektimi i kushteve dhe normave teknike. “Deri tani në Tiranë dhe Durrës janë bllokuar 6 stacione karburanti si dhe janë gjobitur 45 subjekte. Në shkallë vendi numri i stacioneve të gjobitura është 75 kurse i atyre të bllokuara arrin në 10. Kontrollet do të vazhdojnë në të gjithë prefekturat, ku një rëndësi të veçantë po i kushtohet veprimtarisë së tregtimit të bombulave GLN në mënyrë informale dhe të pacertifikuar”, - theksojnë burimet zyrtare të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Këto kontrolle janë në vazhdimësi të zbatimit të urdhrit të kryeinspektorit Virgjil Joti të datës 25 nëntor 2009, ligjit “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës gazit dhe nënprodukteve të tyre” i ndryshuar, si dhe ligjit “Për garantimin e sigurisë të punës të pajisjeve nën presion”. Kontrollet e ekspertëve të IQT-së kanë nisur prej më shumë se një jave dhe do të vazhdojnë në të gjitha stacionet e tregtimit të karburanteve, autogazet dhe shoqëritë e tregtimit të gazit të lëngëzuar të naftës.