E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Berisha i çoi naftë Millosheviçit, ka përndjekur UÇK

Kreu i PS, Edi Rama

Kreu i PS-së i përgjigjet akuzave të Kryeministrit.

Të gjithë e dinë se çbëri qeveria e Nanos dhe e Majkos për çlirimin Kosovës

Dje Kryeministri më akuzoi personalisht se i shërbej Serbisë. Akuzoi edhe opozitën shqiptare se është më zi se opozita serbe.
I bëri të dyja për të vijuar me fajësimin e opozitës në përpjekjen për të mbuluar dështimin e qeverisjes në procesin e integrimit. Shpifi se gjoja ne bllokuam Kodin Penal. Në fakt, e votuam atë përpikërisht në seancën e caktuar, pasi i bëmë një përmirësim të ndjeshëm. E donte si qorri sytë një alibi që nuk ia dhamë, bllokimin e Kodit. E tani ska çbën tjetër përveçse të shpifë.
E vërteta është se asnjë lloj lidhje nuk ka mes sjelljes e qëndrimeve të opozitës dhe mosreagimit pozitiv të Komisionit Europian. Përkundrazi, jemi përgëzuar në më shumë se në një rast nga partnerët europianë për kryerjen deri këtu me përgjegjësi të lartë të të gjitha detyrave tona të shtëpisë si opozitë në raport me procesin e integrimit. Praktikisht janë miratuar të gjitha kodet që kërkojnë 3/5 e votave. E jo thjesht janë miratuar, po janë përmirësuar në elemente të rëndësishme të tyre falë kontributit të deputetëve socialistë. Por kjo qasje e qartë proeuropiane e opozitës, sigurisht nuk i volet Kryeministrit të mbetur zbuluar para Bashkimit Europian dhe opinionit publik shqiptar. E nëse BE-së nuk ia hedh dot me pallavra antiopozitare, ai kërkon medoemos tua hedhë shqiptarëve duke fajësuar deri në marrëzi opozitën.
Shpif, shpif, se diçka mbetet është tanimë i vetmi program që i ka mbetur Sali Berishës për ti bindur shqiptarët se ai është ai që nuk është dhe anasjelltas, se edhe opozita është ajo që nuk është. I ka ecur në të shkuarën duke përfituar nga përçarja shoqërore që ka ushqyer 22 vjet me radhë si një antikomunist sherrnxitës, pasi është formuar 22 vjet të tjera më parë si një komunist luftënxitës. Shpreson se do të vazhdojë ti ecë duke i mëshuar përçarjes e duke kultivuar urrejtje ndaj opozitës, për të mbijetuar falë hendekut që mban hapur mes shqiptarëve. Por le të pyesim pak historinë se ajo në këtë rast ndihmon këdo që dëshiron të gjykojë mbi bazën e të vërtetave historike, dhe jo të shpifjeve e të baltës së shtresëzuar në vite nga Sali Berisha në mendjen e shumë shqiptarëve.
Historia tregon se kur ishte President i Republikës në vitet e luftës në ish-Jugosllavi, Kryeministri i sotëm theu embargon ndërkombëtare për ti çuar naftë regjimit kriminal e thellësisht antishqiptar të Sllobodan Millosheviçit. Partia Socialiste atë kohë foli fort kundër kësaj tradhtie të interesave kombëtare me gjithë terrin mediatik që kishte imponuar Sali Berisha si President i Republikës. A ia çoi naftën kasapit të Beogradit sepse siç thonë disa gojë të liga, ka ngrënë në të shkuarën komuniste ndonjë lugë në çorbën serbe, apo sepse siç thonë faktet e këtyre 7 viteve të pushtetit të tij të korruptuar, është një makut i dhënë pas parasë kudo ku ajo i shfaqet, këtë nuk e dimë. Mund të jenë të dyja bashkë, po sidoqoftë ska si mos të jetë njëra nga të dyja, sepse nuk gjendet dot një arsye e tretë që kreu i shtetit shqiptar të bëjë apo të lejojë të bëhet biznes me një regjim armik të shqiptarëve, siç ishte ai i Sllobodan Millosheviçit. Për më tepër, kur ky i fundit rrinte kruspull në strofullën e tij, krejt i izoluar nga bota që e kishte vënë nën embargo.
Më pas erdhi koha e luftës frontale të shqiptarëve të Kosovës me kasapin e Beogradit, kur në horizontin e përpjekjeve për liri të tyre u shfaqën sigla dhe komunikatat e para të një force të quajtur Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Se çkanë hequr protagonistët kryesorë të krijimit të asaj force heroike në Shqipërinë e qeverisur nga Sali Berisha e të mbajtur nën hijen e dhunshme të SHIK-ut të tij famëkeq, këtë e dinë jo vetëm ata. E di edhe kushdo tjetër që në atë kohë ose më vonë ka pasur mundësinë të mësojë mbi peripecitë e tyre brenda territorit të vendit tonë. Në vend që të liheshin të paktën në punën e tyre si në vendin amë, ata përndiqeshin këmba-këmbës si shtrigat në kohën e inkuizicionit. Por ajo që dihet botërisht tanimë është se si u soll publikisht Saliu kur ishte shef i opozitës, me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Ua rrokanisi kokën shqiptarëve me kërdisjet për UÇK-në, me zërin e figurën e tij dhe përmes gazetave që u bënin jehonë qëndrimeve të tij të ngjashme si dy pika uji me ato të të gjithë armiqve të Kosovës e të të gjithë atyre që nuk e imagjinonin dot Kosovën as të lirë e as të pavarur nga Serbia. Nuk la sharje e shpifje pa lëshuar ndaj marksistë-leninistëve, terroristëve ndërkombëtarë, narkotrafikantëve, banditëve e kriminelëve të UÇK-së.
Ndërsa më anë tjetër, dihet botërisht po ashtu se çbëri edhe qeveria socialiste e Fatos Nanos para shpërthimit të luftës çlirimtare në Kosovë, edhe qeveria socialiste e Pandeli Majkos gjatë luftës çlirimtare të Kosovës, për të lehtësuar barrën e rëndë që morën përsipër themeluesit e UÇK-së dhe për ta mbështetur UÇK-në në realizimin e misionit të saj historik. A iu kundërvu Sali Berisha UÇK-së pikërisht sepse UÇK-ja gjeti mbështetje tek armiqtë e tij socialistë në pushtet apo iu kundërvu në vazhdën e një politike të karakterizuar nga lakeizmi ndaj Beogradit(?), për arsye që disa thonë se i dinë, po që mbeten sidoqoftë të paditura zyrtarisht, këtë nuk e dimë. Por historia e kësaj periudhe së paku tregon qartë se kush ishte dhe kush nuk ishte në krahun e duhur të historisë këtu në Shqipëri, deri kur lufta i uli palët në tryezën e kështjellës së Rambujesë. Dhe ska dyshim se në krahun e duhur të historisë së shqiptarëve mungonte deri aty Sali Berisha, ashtu siç mungoi edhe në momentin kulmor të Rambujesë kur doli e bëri një thirrje që kasapit të Beogradit i ra si dhuratë nga qielli nëse nuk e ka ditur më parë. Doli çakërrdisht hapur kundër marrëveshjes që e dëshironin të gjithë aleatët ndërkombëtarë të Kosovës dhe për të cilën luajti rolin e vet të dokumentuar historik edhe qeveria socialiste e Shqipërisë.
Më pas, mu ashtu siç u përvodh duke i ikur duarsh tutorit të tij Ramiz Alia për të hipur në anijen e fitimtarëve të Dhjetorit 90 falë aftësive të tij të njohura prej manipulatori publik, Kryeministri i sotëm u përvodh edhe për tu ngjitur me fitimtarët e luftës së Kosovës për të cilën tanimë i ka mbetur pa thënë vetëm që e udhëhoqi ai atë luftë. Sidoqoftë, politikisht Shqipëria e Kosova kanë shpëtuar më në fund nga rrengjet e mëtejshme që ky përçarës i madh i shqiptarëve mesveti, mund tu bënte në sinkronin e disaherë provuar me interesat e Beogradit. Zor ta thuash të njëjtën gjë kur vjen puna te ca afera ekonomike me leverdi të madhe në Shqipëri për njerëz të lidhur me mafien serbe mes Beogradit e Tiranës. Por kjo është një temë tjetër, ku dua vetëm të theksoj një gjë: Me Serbinë e sotme, pa asnjë dyshim duhet të ndërtojmë marrëdhënie sa më dobishme me interes reciprok, në kuadrin e zhvillimit dhe integrimit të të gjithë rajonit në Bashkimin Europian.
Pra, se sa mund të jetë Partia Socialiste e dyshueshme për çfarëdo lidhje të errët me Serbinë apo e fajësueshme për çfarëdo qëndrimi gjatë këtyre njëzet vjetëve, që të ketë ndihmuar Serbinë e Sllobodan Millosheviçit apo të mos ketë mbështetur pa asnjë rezervë në mënyrën më konstante Kosovën e lirë, demokratike e të pavarur, këtë e thotë historia. E thotë përmes fakteve që zmbrapsin jehonën e shpifjeve e të përbaltjeve njëzetvjeçare të Sali Berishës dhe isove të mediapolifonisë së tij në Shqipëri apo edhe në Kosovë. Ndërsa unë vetë smund të jem veçse krenar që sot kam privilegjin ta udhëheq Partinë Socialiste si një forcë që në njëzet vjet mund të ketë bërë gabime, po në asnjë rast nuk e ka bërë fajin e tradhtisë kombëtare apo të lajthitjes po

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›