E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëgjesë për Gjykatën Administrative: Ligj cilësor

TIRANË- Partia Socialiste ka nisur sot dëgjesën e parë për hartimin e projektligjit për Gjykatën Administrative, në prani të grupeve të interesit dhe përfaqësuesve të biznesit e ekspertëve të fushës.

Sipas deputetit Fatmir Xhafaj, procesi është shumë i rëndësishëm dhe për këtë është parë e udhës të merren opinionet e gjithë të interesuarve, të cilët preken direkt nga projektligji.

Për ne nuk është shumë i rëndësishëm miratimi i ligjit në  vetvete, por procesi që duam të ndërtojmë për të arritur në qëllimin e përbashkët, një ligj cilësor që ti shërbejë interesave të qytetarëve dhe biznesit- tha Xhafaj.

Sipas tij, takimi i sotëm do të pasohet me një sërë seancash dëgjimore me biznesin, me profesionistë, pedagogë, avokatë, me një tërësi grupesh interesi në funksion të qëllimit për të pasur jo thjesht transparencë, por një ligj të mirë e të qëndrueshëm.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›