Rama: Berisha në gjendje të rëndë psikologjike
27/07/2010 Kreu socialist shigjeton ashpër drejtuesit e mazhorancës
“Opozita shqiptare është sot më e vendosur se kurrë për të thënë të vërtetën mbi krizën e gjithanshme, për ta mbrojtur këtë të vërtetë përballë pushtetit të dhunës e të gënjeshtrës, për të bërë detyrën karshi Shqipërisë e shqiptarëve që nuk e meritojnë të sundohen nga horrllëku dhe për t’u dhënë atyre qeverinë që meritojnë”, - ky ishte qëndrimi i ardhur dje nga kreu i Partisë Socialistë Edi Rama, i cili, referuar zhvillimeve në seancën fundit parlamentare për këtë sesion, nuk kurseu kritikat ndaj drejtuesve të mazhorancës. “Në kundërshtim me çdo parim të bashkëjetesës demokratike në sallën e Parlamentit të të gjithë qytetarëve, u inskenua nga Sali Berisha e Jozefina Topalli një seancë e turpshme, që në fakt është pasqyra e krizës së gjithanshme të qeverisjes”, - vlerësoi Rama. Sipas tij, seanca e djeshme parlamentare ishte pa axhendë, pa orar, pa rregull, pa debat e as kokëçarje për problemet e njerëzve dhe pa edukatën fillestare njerëzore. Madje, në këtë linjë Rama shtoi se “fshehja e kalendarit të punimeve të Kuvendit, fshehja e axhendës së seancës së Kuvendit dhe së fundi fshehja e projektligjit të SHISH-it bashkë me mbylljen anormale të seancës flasin për një gjendje të rëndë psikologjike, po dhe për interesa shumë të errëta të një pushteti të dëshpëruar, që po bëhet përditë e më shumë një barrë në qafën e shqiptarëve dhe të një kryeministri të dëshpëruar, që ka humbur kontrollin jo vetëm mbi qeverinë, po edhe mbi vetveten”. Për kryetarin socialist është pikërisht mungesa e votave për miratimin e ndryshimeve në ligjin për SHISH-in ajo e cila solli gjendje anormale të kryeministrit Berisha.
Konstatimi
“Në kundërshtim edhe me rezolutën më të fundit të Parlamentit Europian, Kuvendi e shfaqi krizën e vet funksionale përmes një fjalimi të përçartur të kryeministrit, duartrokitjeve komike të spikeres së Kuvendit dhe, më e keqja fare, dhunimit të rëndë të së drejtës së opozitës për të diskutuar nen për nen ligjin më të rëndësishëm të shtetit: ligjin e buxhetit.”
Kodheli: Kriza, qeveria duhej të kishte një plan, jo buxhet të ri
Deputetja e Partisë Socialiste Mimi Kodheli vlerësoi dje se rritja e pensioneve dhe e pagave do të ishte në nivele të larta, në rast se qeveria “Berisha” do të hiqte dorë nga korrupsioni. Sipas saj, shkurtimet e parashikuara në buxhet nuk mund të pranohen nga PS-ja, sidomos kur bëhet fjalë për sektorë të caktuar siç janë shëndetësia dhe arsimi. “Ne nuk mund të biem dakord për ulje as edhe të një qindarke fondesh për arsimin, shëndetësinë, por as dhe për bujqësinë. Gjithashtu ne nuk mund të pranojmë uljen e shpenzimeve për ndihmën ekonomike, kompensimin e energjisë për shtresat në nevojë, për të papunët. Ndërkohë, po të hiqnit dorë nga korrupsioni, që ha 40-50% të parave buxhetore, rritja e pensioneve dhe pagave mund të ishte sa dyfishi i shumave që dhatë në fillim të korrikut”, - u shpreh Kodheli gjatë fjalës së saj. Po kështu deputetja socialiste gjykoi se qeveria duhej kishte një plan të qartë për daljen nga kriza e jo me një buxhet të ri, që do ta çojë krizën më pranë familjeve shqiptare dhe njerëzve. “Ndërkohë qeveria dhe kryeministri i saj kanë gënjyer dhe vazhdojnë ta bëjnë këtë sa herë që u jepet rasti, megjithëse situata e vendit është realisht kritike. Sigurisht që ne nuk presim të ketë ndonjë reagim pozitiv apo transparencë ndaj situatës në përkeqësim, pasi kështu bëtë edhe në fund të vitit që kaloi”, - deklaroi Kodheli.
Ekspertët: Presidenti shkel afatet kushtetuese. Kritso vetëm anëtar i Gjykatës
Ekspetët ligjorë deklaruan dje se Kushtetuta është e qartë dhe nuk lë vend për interpretime kur shprehet për mandatin e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese. Ish-kryetari i Gjykatës së Lartë Avni Shehu dhe zëvendësdekani i Fakultetit të Drejtësisë në Tiranë Kristaq Gjyli, referuar pikërisht nenit 125 të Kushtetutës, pikës 4 dhe 5 të tij, argumentojnë se nuk mund të ketë shtyrje të afatit për zgjedhje të kreut të këtij institucioni. Ekspertët Gjyli dhe Shehu theksojnë se është kushtetuese që Presidenti të zgjedhë kreun e ri të Gjykatës, pavarësisht faktit se 4 anëtarëve të saj u ka përfunduar mandati. Madje, ish-kryetari i Gjykatës së Lartë shkoi më tej duke argumentuar faktin se Presidenti i Republikës duhej të kishte nisur më herët procedurat për përzgjedhjen e kryetarit të ri të Gjykatës Kushtetuese, duke i dhënë kështu mundësinë Kuvendit që brenda afateve kushtetuese të japë pëlqimin për të emëruarin e kryetarit të shtetit. Në këtë linjë, zëvendësdekani i Fakultetit Juridik Gjyli shtoi se është jokushtetuese vazhdimi i detyrës së kryetarit të Gjykatës Kushtetuese pas datës 4 qershor, kohë kur përfundoi mandati i tij. Sipas tij, Kristo me mandat të përfunduar mund të ushtrojë tashmë vetëm funksionin e anëtarit të Gjykatës. Në këtë mënyrë, në gjykimin e tyre Presidenti ka shkelur afatet kushtetuese në përzgjedhjen e kryetarit të ri të Gjykatës Kushtetuese.