E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiptari shpëton ngambytja 4 vajza italiane

27/07/2010 Po përplaseshin pas shkëmbinjve. Emigranti shqiptar i shpëton një nga një

TERMOLI- Një shqiptar u shndërrua dje në heroin e ditën në Stela Marina të Italisë, kur shpëtoi nga mbytja e sigurt 4 vajza italiane që rrezikonin jetën. Gjithçka ndodhi pasdite rreth orës 18.00 në Stela Marina, kur Arbër Milja, një emigrant shqiptar ishte duke bërë plazh, teksa pa të rrezikoheshin seriozisht katër vajza italiane. Ato kishin kaluar limitet e thellësive, por ky nuk ishte problemi për to. Pak minuta më vonë era e fortë i afroi ato rreth bregut, por aty i prisnin vetëm shkëmbinj të thepisur. Për fat të mirë shqiptari Milja ndodhej fare pranë tyre dhe nuk u mendua gjatë, por menjëherë u zhyt në det, pa marrë parasysh rrezikun që i kanosej edhe atij vetë dhe u drejtua drejt vajzave. Një nga një i nxori nga uji dhe i shpëtoi nga përplasja pas shkëmbinjve. Pak minuta më vonë mbërritën edhe rojet bregdetare, të cilët nuk kishin ç’të bënin tjetër veçse të falënderonin shqiptarin bashkë me vajzat. Katër të rejat italiane ishin të moshës nga 22 deri në 25 vjeçe dhe kishin shkuar atë ditë në plazh si grup shoqëror. Noti në thellësi nuk përbënte rrezikshmëri aq të lartë sesa mundësia e përplasjes pas shkëmbinjve si rezultat i erës së fortë, por për fatin e mirë të tyre, pranë ndodhej shqiptari Arbër Milje, i cili atë ditë u shndërrua në heroin e ditës në atë plazh. Kësisoj ky akt human ndihmon fuqishëm në përmirësimin e imazhit të bashkëkombësve të tij që jetojnë e punojnë në Itali. Por kjo nuk është hera e parë që një shqiptar bëhet protagonist i ngjarjeve të tilla humane, pasi pak muaj më parë gjatë një aksidenti fatal ku një tren u përmbys ishte pikërisht një i ri shqiptar që nxori nga hekurishtet e vjetra disa italianë që rrezikonin me të vërtetë të mbeteshin aty brenda. Në fakt nga të gjitha raportet e organizatave të ndryshme që operojnë në Itali është vënë re një ulje e ndjeshme kriminalitetit të shqiptarëve, teksa vendin e parë e mbajnë rumunët dhe marokenët. Komuniteti shqiptar jo vetëm që ka dalë nga harta e krimeve të rënda, por po ndikon dukshëm edhe në shoqërinë italiane, duke dhënë më të mirën e kombit nga ata vijnë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›