E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet, LSI: Do te therrasim vezhguesit tane

Levizja Socialiste per Integrim, fillon fazen e pergatitjeve per te ruajtur voten, nga ajo qe Ilir Meta ne nje konference per shtyp e quajti skenar ogurzi, te Rames dhe Berishes per ta manipuluar ate.

Meta, kur tha kete, mori shkas nga miratimi i kodit zgjedhor dhe kapitulli i tij per administrimin e zgjedhjeve i kontenstuar nga 6 parti te vogla parlamentare.

"Kemi nisur bisedimet qe shqiptaret te mos kene frike nga prekja e votave dhe Berisha dhe Rama te kene tmerr qofte edhe nga vjedhja e nje vote", u shpreh Meta.
 
Ilir Meta kishte ne fokusin e deklaratave te tij dhe eksperiencen e partise ku bente pjese ne vitin 1996, ne lidhje me dy diplomate te huaj te cilet kerkuan qe keto zgjedhje te konsiderohen te rregullta nga opozita por ishin reporteret dhe vezhguesit sipas tij qe i imponuan gjithe opizionit publik dhe atij nderkombetar te kunderteten.

Me kete kujtese zoti Meta duket se anatemoi qendrimin e diplomacise se huaj ndaj greves se 10 deputeteve. Ai ishte i qarte kur tha se ne zgjedhjet e ardhshme perkrah vezhguesve te OSBE OHDIR do te kete dhe eksperte politikane dhe vezhgues nderkombetare te thirrur prej tij per te monitoruar dhe me pas raportuar mbi ecurine e zgjedhjeve te 2009-es.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›