E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Berisha nuk ka mandat si kryeministër

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi se Berisha nuk ka marrë një mandat të dytë. "Berisha nuk ka marrë një mandat të dytë dhe nuk do jetë kryeministri i shqiptarëve pasi të dalë vendimi përfundimtar i zgjedhësve", tha Rama. Kreu i selisë rozë, theksoi se numërimi i votave nuk ka përfunduar në Fier pasi Berisha refuzon të pranojë fitoren e thellë të PS-së. "Berisha kërkon të rrëmbejë me forcë mandatin e nëntë të PS-së në Fier", tha ai. Duke iu referuar tensionimit që u krijua dje në qendrën e numërimit në Fier, Rama tha se i ka kërkuar deputetëve dhe komisionerëve gjakftohtësi. Rama deklaroi se PS-ja do luftojë me të gjitha mjetet ligjore që verdikti i votuesve të 28 qershorit të lexohet deri në fund. "Ne konstestojmë rezultatin në Shkodër dhe Berat dhe do ndjekim rrugën ligjore", u shpreh ai. Sipas Ramës, ka pasur parregullsi të qëllimshme në zgjedhje. Edi Rama deklaroi se procesi i zgjedhjeve është dëmtuar rëndë. "Është e papranueshme që një vend anëtar i NATO-s kaq ditë pas zgjedhjeve nuk ka nxjerrë rezultatin", shtoi ai. "Për në është e rëndësishme që procesi të bëhet transparent", nënvizoi Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›