E Diel, 1 Nëntor 2026

PDI: Të rinumërohen votat, konstatojmë shkelje

Partia për Drejtësi dhe Integrim duke vlerësuar maksimalisht procesin elektoral dhe rregullsinë e procesit të votimit dhe numërimit të saj, kërkon nga komisionerët e Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste, që të numërojnë me korrektësi votat e Minoritetit të Çamëve në Shqipëri. Kjo forcë politike shpreh bindjen se duhet të ketë më shumë mandate në këto zgjedhje. Për këtë arsye kërkojmë nga dy forcat politike, që të rinumërojnë kutitë e votimit, në të cilat ne si forcë politike kemi hasur parregullsi, sidomos në qarkun e Fierit, ku PDI ka humbur mandatin e fituar, thuhet në deklaratën e kësaj force politike. Nisur nga ky shqetësim, duke i bërë thirrje Partisë Demokratike dhe kryetarit të saj, PDI shpreh bindjen se nëse kërkesa e saj nuk do të merret në konsideratë, atëherë përfaqësuesit e Minoritetit të Çamëve do të rishikojnë marrëveshjen parazgjedhore të arritur për zgjedhjet e vitit 2009, me Partinë Demokratike. Ndër të tjera, Partia për Drejtësi dhe Integrim mendon se përfaqësimi në parlament i saj dinjitoz me një grup parlamentar, do të mundësonte dhe zgjidhjen e çështjes çame në kohë sa më të shkurtër. Çështja çame është  konsideruar nga ndërkombëtarët si një kusht i rëndësishëm për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Numri i votave në disa qendra votimi në Fier duket se i ka dhënë hov Partisë së Çamëve e cila në bazë të rezultateve orëve të fundit të mbrëmjes rezultoi të kishte fituar në deputet duke ia hequr këtë Partisë Demokratike e cila nga 7 që pretendohej të merrte në bazë të të dhënave të ditës së hënë ka arritur të mbajë vetëm 6. Por në orët e vona ky deputet i ka kaluar Partisë Socialiste.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›