KQZ: Edhe 200 kuti nga fundi i procesit të numërimit
Sipas të dhënave zyrtare të KQZ deri në orën 22:34 të natës së mbrëmbshme rezulton se Koalicioni i djathtë Aleanca e Ndryshimit ka 46.74% të votave kundrejt 45.46 të koalicionit Bashkimi për Ndryshim që ka 45.46% të votave të numëruara kur mungojnë edhe 200 kuti për tu numëruar. Aleanca Poli I lirisë ka përfituar 1.81% të votave ndërsa Alenaca për Integrim ka 5.63 %.
Zëdhënësi i KQZ, Leonard Olli ka konfirmuar përfundimin e procesit të votimit në qarkun e Gjirokastrës, Kuksit, Vlorës ndërsa qarqe të tjera janë drejt përfundimit. Në Fier kanë mbetur 45 qendra votimi për tu numëruar , në Elbasan 33 dhe në Tiranë 52 kuti ndërsa në Lezhë duhen edhe 10 kuti drejt fundit. Olli ka siguruar se procesi është duke ecur normalisht dhe disa KZAZ po dorëzojnë materialet zgjedhore në KQZ. Kur materialet e bazës zgjedhore të vijnë në KQZ dhe të ballafaqohemi me to, do të shpallet menjëherë rezultati përfundimtar theksoi Olli.
KQZ ka në dispozicion 48 orë që nga momenti i marrjes së materialeve për të nxjerrë rezultatin përfundimtar.
KQZ ka në dispozicion 48 orë që nga momenti i marrjes së materialeve për të nxjerrë rezultatin përfundimtar.