Itali, shqiptari kërcënon të vrasë të birin, arrestohet

Nuk dorëzohej përpara dëshirës të së shoqes, që kishte vendosur ta linte pas episodeve të vazhdueshme të keqtrajtimit dhe kështu që vendos të rrëmbejë të birin, duke kërcënuar ta vrasë në rast se gruaja nuk do të ishte sprapsur.
Protagonist i kësaj çështjeje është bërë në Itali L.P., shqiptari 33-vjeçar, i cili tani ka mbi shpatulla akuzën e mbajtjes së armëve pa leje, keqtrajtimit në familje dhe kërcënimit të rënduar.
Kështu në një moment marrëzie, burri bindi gruan italiane 29-vjeçare për ta ndjekur në një zonë të izoluar bashkë me të birin 2-vjeçar. Aty nxjerr pistoletën dhe e drejton kundër fëmijës, duke kërcenuar se do ta qëllojë, nëse gruaja nuk do të ishte tërhequr nga divorci. Në këtë pikë, me ftohtësinë më të madhe, e shoqja ka pranuar shantazhin e të shoqit dhe e bind për t'i dhënë kohë që të marrë veshjet në shtëpinë e prindërve dhe të kthehet në shtëpi me të. Me të dhënë alarmin, karabinierët e kanë arrestuar burrin dhe e dërguan në burgun e Savonës, ku do të jetë edhe në dispozicion të prokurorëve.