E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Drejtesia, shkeli ligjet me Grorin"

Tirane- Denimi i shtetasve shqiptare ne saje te marreveshjeve nderkombetare te paratifikuara, ka sjelle dje reagimet e disa avokateve. Avokatet Ardian Kasapi dhe Sokol Kociu, gjate nje konference per shtyp, ku te pranishem ishim edhe kolege te tjere te tyre, perfaqesues nga Avokati i Popullit, kane treguar dje gabimin e drejtesise shqiptare per rastin e Arben Grorit, por edhe rasteve te tjera. "Vendimi i dhene per Arben Grorin, ka rrezuar mitin per pavaresine e Gjykates Kushtetuese dhe Gjykaten e Larte. Kjo pavaresi ka nje nenshkrim kundrejt ligjit. Gjyqtaret ose nuk e kane ditur, ose nuk kane dashur ta zbatojne mosnjohjen e vendimit te gjykates italiane. Ne te dyja rastet kemi te bejme me shkelje te ligjit", tha dje Sokol Kociu. Me tej dy avokatet shtuan se nga ana e Gjykates se Strazburgut, jane konstatuar "shkelje te nenit 3 te Konventes, lidhur me trajtimin cnjerezor te Arben Grorit nga ana e autoriteteve kompetente shteterore; shkelje te nenit 5/1 te Konventes, per burgim te padrejte; shkelje te nenit 6/1 te Konventes, per nje proces te rregullt ligjor ndaj tij dhe shkelje te nenit 34 te Konventes, per pengim te se drejtes se aplikantit per ankim ne Gjykaten Evropiane, lidhur me semundjen e tij". Po ashtu Gjykata e Stazburgut, e ka vleresuar si burgim te padrejte per Grorin periudhen 15 maj 2002 - 20 dhjetor 2003, te cilen e ka konsideruar si burgim qe eshte bere per llogari te njohjes dhe konvertimit te vendimit italian. Lidhur me sa me siper, Gjykata ka vendosur qe shteti shqiptar deri me daten 7 janar 2010, t'i paguaj aplikantit 8.000 (tete mije euro) per dem jo material dhe 7.000 (shtate mije euro) per kosto dhe shpenzime. Te dy avokatet kane argumentuar dje, se perfitimet e Grorit ne lidhje me kete ceshtje kane te bejne me heqjen e burgimit te tij te perjetshem, perfitim financiare, do te kete nje ndryshim te trajtimit shendetesor, por mbi te gjitha ata argumentuan se Grori, ka te drejte te aplikoje edhe per vendimin tjeter te dhene, per trafikim te narkotikeve. Sipas mbrojtesve te tij, gjate gjykimit jane konstatuar shkelje te ligjeve, si ne rastin e denuar per vepren penale te vrasjes se shtetasit Naim Zyberi ne Italian. Ne fund avokatet theksuan se vendimi i dhene per rastin e Grorit, do te zgjidhet ne te njejten forme. "Te gjitha njohjet dhe konvertimet e vendimeve penale te huaja nga gjykatat shqiptare, te cilat ne themel kane marreveshje nderkombetare te paratifikuara nga shtetet respective, konsiderohen te paligjshem dhe duhen prishur, ne baze te instrumenteve te ankimit te garantuara nga shteti shqiptar. Po keshtu do te veprohet edhe me ato vendime te gjykatave shqiptare, qe jane mbeshtetur ne marreveshje nderkombetare te pa ratifikuara nga shtetet e interesuara", thane dje dy avokatet.

R.Caushaj

Faktet

1. Me 28 mars 2002, Ministria italiane e Drejtesise informonte zyren e prokurorit publik, se autoritetet italiane nuk do te kerkojne njohjen dhe zbatimin e nje vendimi penal, te leshuar nga gjykatat italiane, sepse asnje nga vendet nuk ishte anetare e nje marreveshjeje nderkombetare per kete ceshtje.

2. Me 8 prill 2002, Ambasada Shqiptare ne Rome, ne nje leter me nje titull keq informues "Transferimi i nje shtetasi shqiptar, qe mbahet tashme i ndaluar ne Itali", informonte qeverine e Shqiperise per "kerkesen e ekstradimit" nga Ministria e Drejtesise italiane per aplikantin, qe sipas letres se ambasades, po "kryente denimin ne Itali".

Vendimi

Arben Grori, i cili ndodhet ne burgun e Peqinit, aktualisht po vuan nje denim me 15 vjet burg per "trafik nderkombetar te narkotikeve", ndersa i eshte njohur nga gjykatat shqiptare nje denim i perjetshem, qe ka dhene per te Gjykata e Peste Penale ne Milano te Italise, pasi e ka gjetur fajtor per vrasjen e Naim Zyberit, ish te "fortit" te Tiranes, para vitit 1997.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›