KQZ hedh poshtë ankimimin e PDI-së në Fier, PS-ja mban mandatin e 9-të
Sot nis beteja në Kolegjin Zgjedhor për kutitë e kontestuara të Qarkut të Fierit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rrëzoi dje ankimimin e PDI-së për Fierin, e cila kërkonte shpalljen të pavlefshëm të rezultatit zgjedhor në disa qendra votimi në këtë qark. Sipas PS kërkesa është paraqitur jashtë afateve ligjore, ndërsa PD e gjykuan kërkesën korrekte.
Kërkesa e parë për pavlefshmëri të rezultatit të zgjedhjeve ishte për në qendrën e votimit 3185 dhe 3188 të KZAZ-së 20 nuk mori numrin e duhur të votave duke bërë që kërkesa të rrëzohet. Kërkesa e dytë e PDI-së për pavlefshmëri të rezultatit në qendrën e votimit 3196 dhe 3006 u rrëzua me shumicë votash nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, votim i cili mori edhe votat e anëtarëve të djashtë në KQZ. Kreu i KQZ-së, Arben Ristani kërkoi të quhen të pavlefshme zgjedhjet në Libofshë të Fierit, përkatësisht në qendrat 3185 e 3188, ndërsa ka vlerësuar të pabazuara në ligj dhe në prova kërkesën për qendrat 3196 e 3006. Nënkryetarja e KQZ Dëshira Subashi dhe përfaqësuesi i PS-së Genc Gjoncaj deklaruan se kërkesa e PDI-së ishte jashtë afatave ligjore dhe se KQZ e kishte marrë më parë një vendim për këto qendra, duke i përfshirë në tabelën përmbledhëse të rezultateve për këtë qark. Me shqyrtimin e ankimimit të PDI-së, përfundoi edhe procesi i ankimimeve në KQZ, proces që është zhvendosur në Kolegjin Zgjedhor i cili pritet që ditën e martë të marrë në shqyrtim ankimimin e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për qarkun e Fierit.
Beteja
Tashmë beteja për mandatin e Fierit ëhstë zhvendosur në Kolegjin Zgjedhor. PD ka kërkuar nga Kolegji të shpallë të pavlefshme gjashtë qendra votimi, në të cilat sipas saj janë kryer një sërë shkeljes ligjore. Konkretisht në qendrat e votimit 3185 dhe 3186 sipas PD-së, votat u numëruan pa praninë e komisionerëve të saj. Në qendrën e votimit 3185, koalicioni i PD-së ka marrë 78 vota, kurse koalicioni i PS-së 200 vota. Ndërsa në qendrën e votimit 3188, koalicioni i PD-së ka marrë 93 vota kurse koalicioni i PS-së 327 vota. Në të njëjtën kohë, PD-ja ka kërkuar shpalljen e pavlefshme edhe të qendrës së votimit 3006, në të cilën sipas saj janë gjetur 390 fletë votimi të grisura. Në këtë qendër, koalicioni i PD-së ka fituar 187 vota, koalicioni i PS-së 312 vota dhe koalicioni i LSI-së 23 vota. PD-ja i ka kërkuar Kolegjit Zgjedhor shpalljen të pavlefshme edhe të tre kutive të votimit në komunën Portëz në Fier (3119; 3120; 3121), në të cilat më 28 qershor nuk u votua. Nga ana tjetër Partia Socialiste ka depozituar një ankesë ku i kërkon Kolegjit të heqë nga rezultati përfundimtar tabelën e Komunës Ruzhdie, në të cilën koalicioni i PD-së ka fituar 475 vota, ndaj 33 votave të koalicionit të PS-së. Por Kolegji Zgjedhor gjatë kësaj jave pritet të shqyrtojë edhe disa ankesa të tjera që kanë të bëjnë me qarkun e Beratit, Shkodrës, Tiranës dhe Durrësit.
Finalja
Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë sot kërkesën e parë ankimore, duke nisur me qarkun e Fierit e duke vijuar një ditë më vonë, të mërkurën, me qarkun e Beratit. Pas mbërritjes së kërkesave të para ankimore nga tre subjekte politike, Kolegji Zgjedhor përcaktoi datat konkrete të shqyrtimit të tyre. Kështu, më datën 21 korrik nis shqyrtimi me qarkun e Fierit dhe më 22 korrik me kërkesën ankimore të PS-së për qarkun e Beratit. Për qarkun e Fierit ka depozituar ankimim edhe Partia për Drejtësi dhe Integrim të cilët pretendojnë mandatin e dytë në këtë qark. Kërkesat e këtyre dy partive, pra të PD-së dhe të PDI-së janë bashkuar dhe relatore është caktuar gjyqtarja Entela Prifti, dhe pritet që ky proces të fillojë të martën, më datë 21 korrik, në orën 10 paradite. Partia Demokratike ka bërë dy ankimime, që të dyja për Fierin. Në njërin prej ankimimeve demokratët kërkojnë që KQZ-ja të shpallë të pavlefshme zgjedhjet në tre qendra votimi të Fierit ku nuk u votua fare më 28 qershor.
BOX
Katër kërkesat e socialistëve, fituan vetëm Fierin në KQZ
Socialistët janë të vendosur për të fituar edhe një mandat, ndonëse beteja e tyre kërkon rinumërimin e votave edhe për disa qendra të Tiranës edhe Shkodrës. Në Berat, PS-ja pretendon se rinumërimi i kërkuar do i dhurojë një mandat më tepër dhe pikërisht për këtë arsye këmbëngulja e selisë rozë ka qenë më e madhe dhe kategorike në KQZ për kutitë e këtij qarku. Në lidhje me Beratin socialistët kundërshtonin vendimin e KZAZ-së 1, 2 dhe 3 të këtij qarku, për miratimin e tabelave të rezultateve. Në Berat beteja e socialistëve ka qenë me kryetarët e KZAZ-ve, të cilët, sipas socialistëve, i kanë pasqyruar keq rezultatet në tabelat përmbledhëse ose në disa raste kanë shpallur qëllimisht me qindra vota të pavlefshme. Një tjetër kërkesë e socialistëve është bërë edhe për qarkun e Tiranës, ku socialistët kanë pretendime për manipulime masive të ndodhura në zonën e Paskuqanit dhe atë të Kamzës, që përfaqësohen përkatësisht nga KZAZ-të Nr. 58 dhe Nr. 56. Gjithashtu PS-ja ka paraqitur pranë KQZ-së një kërkesë të gjatë edhe për qarkun e Shkodrës, duke kontestuar rezultatet e KZAZ-ve 40, 41, 42, 43 dhe 44 dhe më pas rivlerësimin dhe rinumërimin e votave. Me këto lëvizje socialistët duket se pretendojnë realisht të krijojnë një “balancë perfekte” me koalicionin e djathtë, gjithnjë në rast se e vërteta u buzëqesh pretendimeve të tyre. Megjithatë PS-ja është seriozisht e përqëndruar në mandatin e Beratit, pasi këmbëngulja e saj për Shkodrën dhe Tiranën më shumë se pretendim për fitim mandatesh është këmbëngulje për të nxjerrë në dritën e diellit abuzimet spektakolare që janë kryer në këto zona.
Ankimimi në Kolegjin Zgjedhor, PS-ja synon të paktën 67 mandate
Rinumërimi i të gjitha kutive ku socialistët pretendojnë shkelje të procesit mund të kthejë në mënyrë të rrufeshme balancat e peshores elektorale. Sot, pas rezultateve finale për kutitë e rinumëruara të Fierit, flitet për një raport mandatesh ku 70 vota i ka koalicioni i kryesuar nga PD-ja, 66 ai i kryesuar nga PS-ja dhe 4 mandate i ka koalicioni i kryesuar nga LSI-ja. Nëse për një moment do të supozonim se KQZ-ja (apo Kolegji Zgjedhor në finale) do të jepnin dritën jeshile për rinumërimet e pretenduara socialiste (në Berat, Tiranë e Shkodër) dhe nëse nga këto tri qarqe PS-ja do të siguronte dhe një mandat (si pasojë e rinumërimit në Berat), atëherë do të kishim një diferencë 67-69 mes koalicioneve të PD-së dhe PS-së, duke vazhduar ta mbajnë LSI-në në pozitat e “kingmaker”-it, por duke i rrëzuar asaj alibinë për “shpalljen e marrëveshjes në parim me koalicionin fitues të PD-së”. Socialistët prandaj po luftojnë “me mish e me shpirt” për të zbardhur të vërtetën e kontestimeve në këto qarqe dhe në zona të caktuara, pasi në rast se dyshimet e tyre vërtetohen, kjo do të thotë automatikisht se PS-ja nuk është humbëse e këtyre zgjedhjeve, duke djegur kështu të gjitha argumentet matematikore të PD-LSI-së. Është pikërisht kjo fije e hollë “ekuilibri” që i bën dhe demokratët në pushtet shumë të “ndjeshëm” nga fati administrativ i këtyre kutive ku socialistët kanë pretendime, pasi mund të jenë pikërisht këto kuti ato që mund “të hedhin në erë” festimet e deritanishme të demokratëve.
21 Korrik 2009