E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skerdi Bejzade, lamtumire Elbasan!

Sulmuesi shprehet se do te largohet ne fund te pjeses se pare te ketij edicioni

Skerdi Bejzade do te largohet nga Elbasani ne mesin e ketij sezoni. Lojtari i Elbasanit beri te ditur per "Koha Jone" se vendimin e ka marre dhe do te largohet me mirekuptimin e drejtuesve te ekipit. Ai deshiron qe te luaje, ne nje ekip te kryeqytetit. Sipas Bejzades, shkak qe te largohet para kohe nga Elbasani eshte bere nje ceshtje e tij familjare. "Per ceshtje dhe preukopime familjare, me duhet te qendroj me afer familjes sime," - shprehet sulmuesi i Elbasanit. - "Aktualisht eshte e veshtire qe te rri prane familjes ne kryeqytet dhe te jem i impenjuar maksimalisht me ekipin, ne stervitje dhe ne ndeshje, me Elbasanin. Udhetimi nga Tirana ne Elbasan dhe anasjelltas eshte problemi i madh," - thekson lojtari i Elbasanit. "Ne rast se do te luaj per nje ekip te kryeqytetit, ne pjesen e dyte te sezonit, do te jete me e lehte per mua." Sipas Bejzades, nje kerkese te tille do ta bej zyrtarisht te ditur prane klubit. Me tej do te futet ne bisedime, qe te gjeje ekipin e pjeses se dyte. Sulmuesi qe shenoi nje prej dy golave per Elbasanin, ne ndeshjen e fundit, ne Fier, thekson se luhatjet e ekipit te Elbasanit, ne ndeshjet e deritanishme kane ardhur per shkak te demtimeve te disa lojtareve titullare: "Ne javet e kaluara, per lojen dhe luhatjet e Elbasanit ne rezultate, problem jane bere lojtaret e demtuar, te cilet e kane kushtezuar mjaft punen e trajnerit, Mirel Josa. Kane munguar ne cdo ndeshje dy apo tre lojtare titullare, per shkak te demtimeve. Para ndeshjes se fundit kane munguar me radhe Ahmataj, Fagu, por me pare kane kaluar demtime edhe lojtare te tjere titullare. Trajneri nuk ka pasur nje grup harmonik," - shprehet Skerdi Bejzade. Sipas "arushes", nofka qe i kane vene tifozet e Elbasanit, ekipi me te cilin tre sezone me pare eshte shpallur kampion vendi, aktualisht po kalon nje moment pozitiv. "Presidenti ka shlyer detyrimet e prapambetura, duke zgjidhur disa probleme te fundit te ekipit. Ne tre javet e fundit, kemi mundur Tiranen. Mund te arrinim me teper, por dy barazime jashte duhet t'i konsiderojme normale," - thote 31 vjecari i sulmit te Elbasanit. Skerdi Bejzade, ne garen e ketij sezoni, sheh Tiranen dhe Vllaznine, ekipe pretendente per titull: "Mendoj se favorite eshte Tirana. Por edhe Vllaznia ka nje ekip te forte dhe te denje per titull. Nuk perjashtoj as Dinamon dhe ekipet e tjera te rretheve, mes te cilave eshte edhe Elbasani," - perfundon sulmuesi verdheblu, Skerdi Bejzade.

Skerdi Bejzade e nisi karrieren te Dinamo ne fillim te ' 90 dhe me tej u largua per disa sezone ne Gjermani. Pas rikthimit, sulmuesi eshte bashkuar shtate vite me pare me Vllaznine. Nga ajo kohe ai i ka nderruar disa ekipe si Vllaznine, Elbasanin dhe Partizanin.

Partizani, gati te riktheje ish-et

Pervec Skerdi Bejzades , i cili shprehet se do te largohet nga Elbasani, jane edhe disa lojtare te tjere te kryeqytetit qe luajne per ngjyrat e Elbasanit. Partizani aktualisht ka nevoje per sherbimin e lojtareve cilesore, ndaj do te kerkoje te riktheje nje pjese te tyre. Skerdi Bejzade duket shume prane kalimit te Partizani, ne merkaton e janarit, ndersa mund te behen pjese e te kuqve edhe ish-lojtare te tjere te ketij ekipi, si Fagu.

Merkatoja e janarit, Tirana me e qete

Klubet qe gabuan ne merkaton e veres, pritet te bejne ndryshime gjate janarit. Keshtu, Dinamo po pret qe te furnizohet me disa futbolliste, pasi gjate veres afroi disa lojtare, por nuk rezultuan ne nivelin qe kerkohej nga klubi. Kroatet qe solli trajneri i Dinamos, Zlatko Dalic jane cilesuar te gjithe te deshtuar dhe do te largohen ne fund te pjeses se pare te ketij edicioni. Ne vend te tyre klubi premton se te afroje futbolliste me cilesore. E ardhmja e trajnerit varet nga rezultatet e radhes. Partizani e ka emergjente merkaton e dimrit. Per t'i shpetuar renies, te kuqte kane shprehur gatishmerine qe te perforcohen me lojtare cilesore. Edhe Teuta, qe te arrije nje vend ne kupat e Evropes, synon futbolliste te tjere. Tregu vendas nuk afron shume elemente, keshtu qe Vllaznia e ka bere te qarte se do te afroje gjate merkatos lojtare te huaj. Elbasani dhe Besa, synojne po ashtu kupat evropiane.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›