E Diel, 1 Nëntor 2026

Juridiku, "Migjeni" i le pa mesim

"Bamiresia" e Drejtorise Arsimore te Tiranes, e cila u dha studenteve te Juridikut mjediset e shkolles "Migjeni", ngjan me shume si hipokrizi ne rrethanat ne te cilat ndodhet kjo shkolle 9-vjecare. Mjediset e saj jane te zena me llac, boje, dhe te tjera materiale qe sherbejne per rikonstruksion. Teksa kane shkuar atje per t'u ulur ne "miniauditoret" e shkolles, studentet jane nderprere here pas here nga bojaxhinjte dhe punetoret, te cilet tek e fundit kryenin punimet per te cilat merrnin rrogen. Keshtu, juristet e ardhshem provuan te merrnin leksione, por nje gje e tille ishte absolutisht e pamundur. Nje fakt te tille e ka konfirmuar edhe dekani i Fakultetit te Drejtesise Skender Kacupi, i cili shprehet se pa perfunduar rikontruksioni i shkolles, as qe behet fjale qe atje te zhvillohet mesim. Situata duket problematike qe ne momentin kur sheh se ne korridorin e shkolles "Migjeni", atje ku presupozohet te kalojne mijera studentet e Juridikut, ndodhen nje sere materialesh ndertimi. Llac, karrige qe sherbejne per te mbajtur materialet delikate, apo kova me bojera shumengjyreshe ndodhen ne mjediset e shkolles, por asgje tjeter qe te ngjaje me nje institucion arsimor ku behet mesim. E, aq me teper ku mesojne studentet, juriste te ardhshem. Keshtu, nisur nga situata tejet problematike, dekani i Fakultetit te Drejtesise, pasi ka biseduar me strukturat perkatese, ka vendosur qe mesimi te zhvillohet pasi te rikontruktohet shkolla. E gjithe kjo situate ka ardhur per shkak te rrezikut te shembjes se godines se Fakultetit te Drejtesise dhe atij te Shkencave Sociale qe jane ngjitur me njeri-tjetrin. Per kete shkak, studentet vendosen te bojkotonin mesimin, deri ne zgjidhjen e situates. Ata u mbeshteten edhe nga drejtuesit e fakultetit dhe te Universitetit te Tiranes, te cilet konfirmuan rrezikun qe ishte i pranishem per te gjithe. Aktualisht ne godinen e ketij Fakulteti ekspertet inxhiniere po kryejne nje sere matjesh te parametrave inxhinierike per te verifikuar rrezikshmerine qe paraqet ajo godine. Ne auditoret e saj muret jane care per shkak se pak vite me pare u realizua nje kat shtese, per llogari te Fakultetit te Shkencave Sociale.

1 Ore Ne dite jane paraqitur studentet e Fakultetit te Drejtesise ne mjediset e shkolles "Migjeni" per te pare nese mund te zhvillohej mesim apo jo. Pasi kane diskutuar edhe me dekanin, studentet kane nxjerre konkluzionin se godina eshte e pabanueshme.

2 Vjet Kane kaluar qe nga momenti kur ne godinen ku studiojne juristet e ardhshem, kane filluar problemet e para. Fillimisht jane shfaqur plasaritje te mureve, te cilat me pas jane theksuar duke u shnderruar ne te cara te rrezikshme qe paralajmerojne tragjedi.

Pak dite me pare MASH njoftoi per bujarine e Drejtorise Arsimore, e cila u vinte ne dispozicion studenteve, mjediset e shkolles "Migjeni". Zhgenjimi eshte pesuar qe ne momentin kur ata kane pare se ishin rojet dhe punetoret, qe u benin shoqeri ne cdo cast.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›