E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Berisha po genjen, ai vetem u zmbraps nga ne

Te zgjedhurit vendor socialist, nenshkruan dje aktin e themelimit te Shoqates per Autonomine Vendore. Pas pakenaqesive te socialisteve per Shoqaten e Bashkive ku ata benin pjese dhe mosreagimin, per problemet e pretenduara prej tyre lidhur me autonomine vendore, solli edhe themelimin e nje shoqate te re per mbrojtjen e te drejtave te tyre. Kryetari i Shoqates per Autonomine Vendore, eshte zgjedhur kryetari i bashkise se Pogradecit, Artan Shkembi. Ne kete takim kane mbajtur fjalen te zgjedhur vendore socialiste, te cilet kane shprehur shqetesimin e tyre per reduktimin e te ardhurave ne buxhetin e bashkive apo komunave. Gjate fjales se mbajtur ne kete takim, kryetari i bashkise se Tiranes, Edi Rama, njeheresh kryetar i Partise Socialiste, u shpreh se Shoqata e Bashkive u kthye ne menyre perfundimtare, ne nje vegel te pakuptimte ne duart tona dhe ne nje vegel plot kuptim ne duart e Sali Berishes. "Shoqata per Autonomine Vendore eshte shprehje e nevojes per te vazhduar betejen per nje autonomi vendore, te sanksionuar ne Kushtetuten e Republikes se Shqiperise, qe fatkeqesisht u be kohe qe shkelet me te dyja kembet, bashke me Kushtetuten e Republikes se Shqiperise dhe njekohesisht per te bere te mundur qe zeri i te gjithe atyre qe do ta deshirojne autonomine vendore, si nje instrument kushtetues ligjor demokratik dhe qytetar ne funksion te mireqeverisjes vendore, te degjohet", u shpreh Rama. Sipas tij, formalisht kjo shoqate eshte e hapur per te gjithe dhe mirepresin cdokend qe do te donte te behej pjese e saj. Ai solli ne vemendje se kryeministri Berisha dy dite me pare, tha ne tryezen e Keshillit te Ministrave se qeveria terhiqet para nje kerkese kembengulese nga ana e socialisteve, lidhur me vendosjen e TVSH-se mbi biznesin e vogel dhe e ben kete per te lehtesuar biznesin duke ia lene bashkive dhe komunave te mbledhin te ardhurat prej biznesit te vogel, njesoj sic e mblidhnin deri vjet. "Kjo eshte nje genjeshter! Ka vetem nje zmbrapsje te Sali Berishes perballe kerkeses sone kembengulese, qe te ardhurat nga ky biznes te mos shkojne ne arken e shtetit, por ne arken e bashkive dhe komunave por mbetja ne fuqi e regjimit te TVSH-se per te gjitha bizneset e vogla me mbi 5 milione leke xhiro, mbetet nje problem akut per ekonomine vendore", kritikoi kreun e ekzekutivit, kryebashkiaku i Tiranes. Ai theksoi se terheqja perballe presionit te tyre demokratik dhe qytetar qe do te vazhdoje te rritet pas Vitit te Ri lidhur me piken teresisht absurde te thithjes ne buxhetin e shtetit te se ardhures nga biznesi i vogel me mbi 5 milione leke xhiro ne vit, eshte nje terheqje qe ploteson gjysmen e njeres prej pese kerkesave te tyre. "Pra, Sali Berisha sot meriton nga shoqata jone fjalen 'thellohu se ke akoma pune'", apeloi Edi Rama.
APELI
"Dorezo ne bashkite dhe komunat, te gjithe te ardhurat nga legalizimet. Nuk mund t'u mohohen dot bashkive dhe komunave, kontributet qe qytetaret i japin per t'i pare te kthyera ne investime per komunitetin e tyre. Kjo eshte nje grabitje e shumefishte e atyre qytetareve", apeloi ndaj Sali Berishes, kryetari i bashkise se Tiranes.
NEVOJA
"Ne teresi jemi ne kushtet kur kemi nevoje per kete Shoqate te Autonomise Vendore, kemi nevoje per nje strukturim te kesaj beteje e cila do te jete konstante, e perditshme dhe e artikuluar ne te gjitha format e veta", u shpreh gjate fjales se tij, Edi Rama, duke theksuar nevojen e krijimit te Shoqates per Autonomine Vendore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›