Seleksionimi perfundimtar i lojtareve, 9 muaj kohe per trajnerin
Nje vit kohe do te kene te gjithe lojtaret, qe synojne te perfshihen ne ekipin kombetar, qe kane qene, jane ose jo deri tani, per te treguar veten e tyre dhe te fitojne vendin qe synojne ne radhet e kuqezinjve. Trajneri i ekipit kombetar shqiptar pas publikimit te listes per te zhvilluar nje jave pergatitje ne Turqi, mbron idene se ka ftuar me te miret e mundshem dhe nder lojtaret me te spikatur te kampionatit. Por Kuzhe, mesohet te kete nenvizuar se nuk do te kete ne asnje moment te perjashtuar nga ekipi kombetar, deri ne realizmin e formatit, me te cilin do te prezantohet ne vjeshte te vitit te ardhshem, kur parashikohet te luhet ndeshja e pare zyrtare e "Euro 2012". Kuzhe ka pranuar qe te ndertoje nje ekip te se ardhmes dhe seleksionomi nuk do te merret per nje jave apo nje muaj. I tere viti 2010 do te jene vit pune, ku do te ndertohet ekipi i se ardhmes. Kuzhe dhe drejtuesit e FSHF-se pritet qe te dalin ne nje konference, per te folur per ecurine e vitit qe u la pas. Me tej trajneri para se te filloje nga puna, ne ditet e para te muajit janar, do te shtroje edhe programin konkret, ne ndertimin e ekipit te ri. Deri tani, pas perfundimit te ndeshjeve eliminatore te Kupes se Botes 2010 dhe rinovimit te kontrates ne krye te kuqezinjve, kroati Josip Kuzhe permend vetem programin e punes, qe ka per qellim rinovimin e ekipit me elemente te rinj. Gjate fazes pergatitore qe kombetarja B do te zhvilloje pak dite me pas ne Turqi, do te realizohet perzgjedhja e pare.
Seleksionimi
Nga data 3 deri me 10 janar ekipi kombetar i perbere me lojtare nga me te spikaturit ne kampionat, do te shtoje disa emra. Sipas llogarive te para te Kuzhe, deri ne pese lojtare do te shtohen ne ekipin e pare, pas seleksionimit qe do te realizohet ne fund te shtate diteve te pergatitjeve ne Turqi.