Kastrioti i sjell "shijen" e kampiones Tiranes
Tirana synon te shenoje nje fitore bindese ne Kruje, ndaj Kastriotit, per t'u ngjitur ne vend te dyte, per here te pare gjate ketij kampionati. Kampionet ne fuqi mund ta shohin veten vetem per 24 ore, ne ndjekje te Dinamos dhe gjate festave te fundvitit do te mbeten ne keto pozita, nese kolonjaret e Gramozit do te arrijne qe te dhurojne nje dite me pas ndonje surprize te kendshme ne Kavaje. Megjithese Besa ka per te luajtur edhe nje ndeshje tjeter me teper, Tirana kerkon nga ana e saj te fitoje me Kastriotin, per te realizuar mbylljen e deshirueshme, ne fund te vitit dhe pak rendesi ka ne gjykimin e lojtareve kryeqytetas, ecuria e Beses. Gjergj Muzaka, autori i golit te dyte te Tiranes, ne fitoren e fundit me Apolonine, thekson se fitorja me Kastriotin ne Kruje, qe shihet teper e veshtire per t'u realizuar, do te lehtesonte bardheblute ne permbushjen e objektivit. "Tirana tregoi me fitoren e fundit ndaj Apolonise se ka nje skuader te forte dhe me pretendime te larta. Synojme ta mbyllim pozitivisht kete vit dhe nje fitore ne Kruje do te shtoje ndjeshem premisat per te arritur objektivin final. E nisem si pretendente kampionatin, por gjate pjeses se pare nuk kemi pasur ecurine e duhur. Shkeputja me vendin e pare ka ardhur per shkak te ecurise se Dinamos, e cila eshte e rralle gjate viteve te fundit. Synojme qe te ngjitemi ne vend te dyte dhe me pas te arrijme maksimumin e mundshem, deri ne fund te gares. Nuk na intereson rezultati i Beses nje dite me vone. Do te kerkojme qe ta mbyllim mire kete vit dhe nje gje e tille do te ishte me shume interes. Fitoren ne Kruje dhe ngjitjen shpresojme ta realizojme ne pjesen e dyte te sezonit." - theksoi Muzaka. Gjergj Muzaka shijoi nje titull kampion ne fund te sezonit te kaluar dhe do te kerkoje serish qe te fitoje nje trofe me Tiranen. "Gjate pjeses se dyte, nese skuadra do te ndreqe disa nga gabimet e fazes se pare, shanset qe ta mbyllim edicionin me trofe do te jene edhe me te medha. Tirana ka aktualisht nje grup cilesor. Te gjithe e kemi te veshtire qe te pranojme faktin dhe te dalim pa asnje trofe ne fund te gares", - perfundon Muzaka. Kryeqytetasit do te ngjiten ne vend te dyte, nese fitojne ndaj Kastriotit dhe do te jene ne pritje te perfundimit te ndeshjes Besa- Gramozi per te shpresuar ne nje mrekulli, pasi kavajasit kane edhe nje ndeshje me pak, per te luajtur ne Korce. Ne krye te klasifikimit, Dinamo dhe Besa sipas kalendarit, duken me te favorizuara se Tirana. Blute do te presin gjithashtu nje dite me pas ekipin e Lacit, ndaj se cilit trajneri Muca ka llogaritur vecse fitoren, per te lene pas shijen e hidhur te humbjes se pare, por te thelle 4-0 ne fushen e Shkumbinit te Peqinit.