Kosovë, EULEXvazhdon hetimetpër korrupsion
PRISHTINë- EULEX-i thotë se hetuesit dhe prokurorët e këtij misioni po vazhdojnë të hetojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar në institucionet e Kosovës. Ky mision ka nisur në muajin prill një operacion kundër korrupsionit, me bastisjen e Ministrisë së Transportit dhe pronave të zyrtarëve të kësaj ministrie.
“Sapo të kemi prova të mjaftueshme, ne do ta dërgojmë çështjen në gjykatë”, thotë zëdhënësja e EULEX-it, Kristina Herodes, duke mos pranuar të komentojë njoftimet e vazhdueshme nëpër media për mundësinë e ngritjes së aktakuzave.
Ndërsa e përditshmja kosovare "Zëri", duke u mbështetur në burime brenda misionit europian EULEX deklaron se pas ministrisë së Transporteve në Kosovë, rradhën e ka ajo e Arsimit e cila është venë nën shenjestrën e hetuesve të prokurorëve të EULEX-it, për shkak të dyshimeve për keqpërdorime.
Sipas të përditshmes “Zëri” hetimet në këtë ministri kanë nisur një muaj më parë, por nuk njofton se për çfarë hetimesh bëhet fjalë. Zyrtarë të EULEX-it kanë qenë në Ministrinë e Arsimit, siç thuhet, për të plotësuar provat për të cilat dyshon prokurori. Gazeta pohon se këto hetime kanë ndikuar që disa këshilltarë të Ministrit të Arsimit të japin dorëheqjen.
Sipas gazetave kosovare, gjatë kësaj jave pritet që partitë më të mëdha politike në vend të përballen me arrestimin e kuadrove të tyre. Ndërkohë që vetë EULEX nuk bën asgjë publike për mediat.
(m.a/BalkanWeb)