E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria maqedonase përgatitet për dështimin në Bruksel

Kryeministri Nikolla Gruevski ka hartuar një strategji të posaçme për të përgatitur këtë opinionin me këtë fakt, duke i rekomanduar ministrave për të zbutur situatën lidhur me situatën e pas 17 qershorit.

Zëvendëskryeministri i caktuar për Integrimin Evropian, Vasko Naumovski, deklaroi sot se nuk është çudi që Maqedonia të mos përfitojë datën e fillimit të negociatave me BE-në, për shkak të kontekstit të emrit me Greqinë.

“Duke pasur parasysh përvojat e deritanishme, nuk do të jetë për t`u habitur nëse edhe kësaj radhe për shkak të problemit dypalësh me emrin, nuk do të miratohet vendimi me konsensus për hapjen e negociatave për anëtarësim me BE-në”, ka theksuar Naumovski.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›