Kontesti për emrin e Maqedonisë, SHBA optimiste

Shtetet e Bashkuara janë optimistë se kontesti i emrit midis Maqedonisë dhe Greqisë ka një zgjidhje. Kështu u shpreh ambasadori i SHBA-së në Maqedoni, Philip Reeker, ndërkohë që vlerëson se zgjidhja e çështjes së emrit varet nga kompromisi midis Maqedonisë dhe Greqisë.
“Ne besojmë se zgjidhja është e mundur duke parë problemin real, duke mos nxjerrë çështje të tjera nga ajo që është. Besoj se Maqedonia dhe Greqia mund ta bëjnë këtë dhe kjo varet vetëm prej tyre. Ne shpresojmë se do të jenë në gjendje të gjejnë një zgjidhje dhe të ecin përpara në një ardhmëri pozitive për të dyja shtetet, rajonin, Evropën dhe familjen euroatlantike”, thekson ambasadori Reeker, duke hedhur kështu poshtë deklaratat e fundit të liderit të LSDM-së, Branko Cërvenkovski, se SHBA-ja po e humbet durimin për sa i përket mbështetjes ndaj Maqedonisë në rrugën e integrimit në NATO dhe Bashkimin Evropian.