E Diel, 1 Nëntor 2026

Bullgari, konfiskohen35 milionë paketacigare kontrabandë

SOFJE- Doganierët bullgarë konfiskuan një sasi rekord cigaresh kontrabandë, njoftuan autoritete të qeverisë.
Zëvendëskryeministri, njëkohësisht ministri bullgar i Financave, Simeon Gjankov deklaroi se sasia e cigareve, 35 milionë paketa, u gjetën në një anije spanjolle, që lundronte për në Egjipt nëpërmjet Bullgarisë.
Sipas tij, aksioni për konfiskimin e cigareve është realizuar në bashkëpunim me vendet e tjera anëtare të BE-së dhe Shërbimin Evropian për Luftën kundër Mashtrimeve Financiare.
"Nga akcizat e papaguara do të humbisnin 12 milionë euro nëse këto cigare do të ishin shitur në treg", tha Gjankov.
(e.n/mia/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›