E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Berisha shpif ndaj opozites, carja e PD flet vetë për rrënimin e saj

TIRANË- Kreu i Partisë Socialiste, pas akuzave të bëra në adresë të tij nga kryeministri Berisha në Korcë, i cili e bëri përgjegjës për bllokimin e statusit të vendit, Rama i është kundërpërgjigjur menjëherë.

“Shpifja e dites: Opozita bllokoi Kodin Penal!E verteta:Opozita e permiresoi dhe votoi kodin ne seancen e parashikuar.Votuam cdo ligj me 3/5!”,- shkruan rama në rrjetin social ‘Twitter’.

Kreu i opozitës vlerëson se carja e mazhorancës tregon rrënimin e saj, ndërkohë që sipas tij zgjidhja është Rilindja Shqiptare ose rrënimi i vazhdueshëm.

“Nje qeveri qe vetem i kerkon llogari opozites pasi vetem shpif ndaj saj eshte fytyra e rrenimit.Carja ne tresh e PD flet vete per rrenimin. Shpif shpif se dicka mbetet eshte programi i sotem qeverises dhe kryeministrit. Zgjedhja eshte e qarte:Nje Rilindje Shqiptare ose ky rrenim i vazhdueshem”,- komenton Rama.

Në një prononcim nga Korca ku ndodhej me rastin e festës së 7 Marsit, kreu i qeverisë theksoi se “Rama një herë pro dhe një herë kundër Kodit Penal, nuk e di kujt po i shërben, Shqipërisë apo Serbisë. Rama u angazhua dje se do të votojë gjithcka për statusin, por para 10 ditësh nuk donte të votonte”, tha kryeministri duke sjellë kështu në vëmendje edhe marrjen e statusit për vend kandidat në BE nga ana e Serbisë.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›