E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Berisha shqelmoi fatin europian te Shqipërisë, reformat peng i tij

Thirrjen e Kryeministrit Sali Berisha gjatë ditës së sotme për përmbushje të reformave kryesocialisti Edi Rama e konsideron misherim të hipokrizise se pushtetit qe braktisi interesin e vendit per te cuar noterin partiak ne presidence. Në një reagim në rrjetin social Twitter ai shkruan se Kryeministri shqelmoi fatin europian te Shqiperise dhe tani akuzon opoziten europiane te ketij vendi per reformat qe mban vete peng!
 

“Thirrjet e KM per opoziten sot misherim i hipokrizise se pushtetit qe braktisi interesin e vendit per te cuar noterin partiak ne presidence.KM shqelmoi fatin europian te Shqiperise dhe tani akuzon opoziten europiane te ketij vendi per reformat qe mban vete peng!4 pikat e planit tone per statusin jane publike prej nje muaji.Mospermbushja e tyre eshte e lidhur vetem me mungesen e vullnetit te KM”shkruan Rama.
 

Gjatë paradites kryeministri Berisha i bëri thirrje kryesocialistit Edi Rama të punojnë për finalizimin e reformave në interes të së ardhmes evropiane të shqiptarëve. Duke folur në mbledhjen e grupit të PD-së, shefi i qeverisë theksoi se Rama duhet të vendosë si përparësi integrimin europian të vendit. Ai e ka garantuar Ramën se me angazhimin më të madh do të shihen reformat që presin shqiptarët.

“Të fillojë me cilën të dojë, të nisë me imunitetin, që mos të tregojë se është i vetmi opozitar në planet që e do qeverinë me imunitet, të ngrihet mbi këshillin e miliarderëve, pasi janë qindra mijëra socialistë shqiptarë që nuk duan imunitet” tha kryeministri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›