Greqi, arratiset i riu shqiptar nga burgu

Arratisje nga burgu, foto arkiv
Një 29-vjeçar shqiptar është arratisur nga burgu i Spartit në Greqi, pasi ka shfrytëzuar dritaren e tualetit që ndodhej në kat të parë duke ia prerë hekurat.
Shqiptari me inicialet L.I. prej disa muajsh mbahej në paraburgim, pasi akuzohej për një sërë grabitjesh.
Tentativës për tu arratisur nga burgu i është bashkuar edhe një shqiptar tjetër, i cili u kap gjatë largimit nga rojet e burgut.
Policia greke bën më dije së po vazhdojnë kërkimet për të kapur 29-vjeçarin shqiptar me inicialet L.I., i cili arriti të largohej.
29-vjeçari shqiptar rezulton person me precedentë penal në Greqi dhe autor i një sërë grabitjesh nëpër lokale e banesa madje në shumë raste edhe me dhunë. /E.L/