E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Berisha kërkon konsensus për reformat që i mban vetë peng

Edi Rama

Lideri i opozitës, Edi Rama i ka kthyer përgjigje kreut të mazhorancës, Sali Berisha lidhur me ftesën për përmbushjen e reformave të nisura. Rama shprehet se kryeministri shkelmoi fatin evropian të Shqipërisë dhe tani akuzon opozitën evropiane të këtij vendi për reformat që mban vete peng!

Në këtë mënyrë kreu i qeverisë dhe ai i opozitës vazhdojnë të luajnë me Evropën duke qenë të vetëdijshëm se mbi 90% e qytetarëve dëshirojnë një gjë të tillë.

Rama në postimet në Tuiter thekson se Berisha nga një anë nuk pranoi konsensusin për zgjedhjen e presidentit dhe nga ana tjetër kërkon konsensus për reformat të cilat po vetë i ka bllokuar.

Kryeministri shqelmoi fatin evropian të Shqipërisë dhe tani akuzon. Thirrjet e kryeministrit për opozitën sot mishërim i hipokrizisë së pushtetit që braktis interesin e vendit për të çuar noterin partiak në presidencë, shkruan Rama. Katër pikat e planit tonë për statusin janë publike prej një muaji. Mospërmbushja e tyre është e lidhur vetëm me mungesën e vullnetit të kryeministrit! /F.Stafa/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›