Syriza, Tsipras: Do qëndrojmë në opozitë

Samaras në takimin me Papulias

Rezultati i zgjedhjeve
Lideri i Syrizas, Aleksis Tsipras, i cili ka nisur bisedime urgjente për formimin e qeverisë greke, ka bërë të qartë se nuk dëshiron të jetë pjesë e një koalicion të gjerë. Antonis Samaras, kreu i Partisë Demokracia e Re, mori sot mandatin për formimin e qeverisë nga presidenti, Karlos Papulias.
Samaras u shpreh se do të kërkojë ndryshime në termat e marrëveshjes së ndihmës së arritur me BE-në dhe FMN-në. Syriza, e cila doli partia e dytë në zgjedhje, ka refuzuar marrëveshjen e ndihmës duke thënë se do të qëndrojë në opozitë.
Sipas kushtetutës, Samaras ka tre ditë kohë për të formuar qeverinë më pas kjo e drejtë do ti kalojë Syrizës por kreu i Demokracisë së Re ka shprehur optimizëm se mund të formojë koalicion qeveritar. Vendi nuk mund të qëndrojë i pa qeverisur as edhe për një orë, tha ai. Samaras pritet të takohet sot me kreun e PASOK-ut, Evangjelos Venizelos, raporton BBC.
Zgjedhjet e së dielës në Greqi dhanë këtë rezultat: Demokracia e Re 29.7% ose 129 vende në parlament, Syriza 26.9% ose 71 vende dhe PASOK me 12.3% ose 33 vende. Parlamenti grek ka 300 vende dhe partia e parë merr 50 vende ekstra. /F.S/