Rama: Reformat po mbahen peng nga Berisha

Rama në Twitter
TIRANE- Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama iu përgjigj në Twitter ftesës për bashkëpunim të kryeministrit, Sali Berisha duke akuzuar atë se reformat kanë ngecur për shkak të mungesës së vullnetit të tij.
Ftesën e Berishës Rama e quan misherim i hipokrizisë së pushtetit që braktisi interesin e vendit për të çuar noterin partiak në presidencë
Thirrjet e KM për opoziten sot misherim i hipokrizise se pushtetit qe braktisi interesin e vendit per te cuar noterin partiak ne presidencë. KM shqelmoi fatin europian te Shqiperise dhe tani akuzon opoziten europiane te ketij vendi per reformat qe mban vete peng! shkruan Rama në profilin e tij në Twitter.
Kryesocialisti thekson se katër pikat e planit të opozitës për statusin janë publike prej një muaji dhe se mospërmbushja e tyre është e lidhur vetëm me mungesën e vullnetit të Kryeministrit.
Kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje kreut të socialistëve, Edi Rama të punojnë për finalizimin e reformave në interes të së ardhmes evropiane të shqiptarëve. Në fjalën e tij në grupin parlamentar të PD-së, Berisha i ka bërë apel Ramës se është koha të vendosen interesat evropiane si përparësi të çdo përparësie.