Meta në Lezhë: Problemi kryesor përqëndrimi i pushtetit në duart e Berishës
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka zhvilluar sot një takim me simpatizantët e tij në Lezhë, nga ku ka folur edhe njëherë për koalicionin me Partinë Socialiste.
Meta ka nënvizuar se ky koalicion nuk u krijua për tju kundërvëmë PD-së, por për ti hapur rrugë ndryshimit.
Koalicioni i LSI me PS nuk është një koalicion kundra PD, por për ti hapur rrugë ndryshimit, tha ai.
Kreu i LSI tha ndër të tjera se më 23 qershor politika do jetë e bashkuar. Edhe ndërkombëtarët po na bëjnë thirrje që të jemi të bashkuar, shtoi ai.
Nga Lezha, kryetari I LSI-së komentoi edhe situatën e krijuar në KQZ pas lirimit të anëtarit të LSI-së Ilirian Muho që pasoi me dorëheqjen e dy anëtarëve të tjerë, Denar Biba dhe Albana Shtylla. Sipas tij, Berisha është duke vazhduar avazin e vjetër.
Berisha nuk po ngrihet mbi përgjegjësitë e kërkuara, vazhdon avazin e vjetër, prandaj le të ikë sa më parë . Ikja e Berishës të jetë me sa më pak dhimbje, tha Meta ndërsa u shpreh i sigurtë se, Më 23 qershor fiton koalicioni i majtë pa diskutim.