Albetrol, Berisha: Privatizimi lufton korrupsionin, opozita kundër vetes

Duke folur në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Sali Berisha theksoi se përmes procesit të privatizimeve qeveria e tij synon të rrisë efiçencën e përdorimit të burimeve energjitike të vendit. Në këtë kontekst ai tha se nevojitet një menaxhim i mirë qoftë i burimeve ekzistuese ashtu edhe i kerkimeve te reja.
“E vërteta është se zhvillimet e 5-6 viteve të fundit në fushën e hidrokarbureve kanë dëshmuar se Shqipëria është një vend i lakmueshëm në këtë fushë. Disponojmë fushën Patos- Marinëz. Në këtë fushë “Bankers Petroleum” përllogarit të ketë 6 miliardë fuçi naftë bruto, e cila me metoda parësore dhe dytësore mund të arrijë gjer në 50 milionë ton.”- tha kryeministri.
Më tej Berisha tha se pivatizimi është gjithashtu, rruga më e sigurtë për të goditur korrupsionin, ndërsa ironizoi opozitën për votën kundër në parlament duke u shprehur: “Opozita e kundërshtoi ligjin pa asnjë argument, zero argument”, duke shtuar se ata votuan kundër një marrëveshje që kishin firmosur vetë ata.
Krahas privatizimeve Kryeministri u shpreh se do të miratohen projekte me rëndësi për furnizimin me ujë dhe kanalizimet, të cilat përfshijnë një fond prej 50 milionë euro , me financues kryesorë Bankën gjermane në mënyrë që të garantohet ujë 24 orë. Gjithashtu në këtë mbledhje do ti hapej rruga dhe marrëveshjes për ndërtimin e baypasit të Fierit, një austradë kjo që sipas Berishës ka një rëndësi të madhe jo vetëm për Vlorën por dhe projektin e madh rajonal të autostradës Adriatiko-Joniane.
“Furnizimi me ujë është një cështje shumë e rëndësishme . Në krye qëndrojnë marrëvesha me Bankën gjermane të zhvillimeve që është financues kryesor i furnizimit me ujë të vendit. Në projekte përshihet Lezha, Shëngjini, BeratI, Fieri, Kucova, Saranda, Korca. Janë në total 50 milionë euro, këto projekte janë jo vetëm furnizime por dhe kanalizime. Këto të dytat dalin të parat për shkak se duke bashkëpërparësuar nuk mund të them se është investuar me të njëjtën shkallë dhe për kanalizimet. Dy vitet e fundit janë 14 vepra madhore të trajtimit të ujërave të zeza dhe kanalizimeve në zonat bregdetare dhe vepra më e madhe , impianti për menaxhimin e ujërave të zeza për Tiranën, një investim prej 90 milionë eurosh për të ulur ndotjen e ujit në terësi. Sot miratojmë marrëveshjen financiare për projektin e baypasit të Fierit. Ky projekt mbyll terësisht autostradën Vlorë- Tiranë, ka pasur një shtytje në kohë për faktin se projekti i parë kalonte mbi një zonë mbi të cilën studimet zanore dëshmuan se ka rrënoja arkeologjike. Sipas studimeve Apollonia shtyhet thellë dhe në fushë. Ky është qytet ku janë shkolluar perandorë, ndaj nuk mund të kërcënohej dhe kështu ndryshuam projektin. Ky projekt prej rreth 80 milionë euro të fillojë sa më parë në mënyrë që kryetari i opozitës të zbresë në Vlorë jo me kalë sic deklaroi. Është një autostradë shumë e rëndësishme për peshën turistike që ka Vlora por dhe për projektin e madh rajonal që e quajmë autostrada Adriatiko-Joniane”u shpreh ai.