SHBA, plani "shpëtimtar", marrëveshja pritet sot
Kandidatët presidencialë
amerikanë MekKain dhe
Obama kanë tentuar dje
që të japin një mbështetje për
planin 700 miliardë dollarësh të
shpëtimit që mendohet nga administrata
e Bushit se do të
mbrojë sistemin financiar amerikan.
I pyetur nëse do ta mbështeste
marrëveshjen, MekKain tha
se shpresonte për një gjë të tillë.
Sipas tij, plani ishte me shumë
probleme, por më problematike
do të ishte situata sikur të mos
ndërmerrej asnjë veprim.
Ndërkohë edhe Obama tha se
preferenca e tij ishte mbështetja.
"Kur shoh gjuhën e legjislacionit,
më duket se ajo i përfaqëson dhe
mbron parimet kryesore".
Ndërkohë dje negociatorët në
Kongresin amerikan deklaruan se
kishin arritur një gjysmë mirëkuptimi
në lidhje me një marrëveshje
kompromisi, në të cilën
pasqyroheshin ndryshime në
çështje thelbësore të paketës së
shpëtimit të propozuar fillimisht
nga administrata e Bushit. Por
detajet nuk janë bërë të ditura.
Situata ekonomike është shndërruar
edhe në fokusin e dy kandidatëve
presidencialë. Kjo u pa
edhe në debatin e parë presidencial
që u zhvillua tri ditë më parë.
Në përfundim të këtij debati, që
rrahu kryesisht çështjet e aspektit
ekonomik, sondazhet kanë vënë
në vend të parë Obamën për performancë
më të mirë dhe më të
qartë se kandidati i republikanëve.
Ndërkohë, Sekretari amerikan i
Thesarit, Hank Poulson, i cili është
mbështetësi kryesor i planit dhe
ka marrë pjesë në diskutime natë
e ditë, tha se të gjithë liderët e Kongresit
po punojnë me shumë këmbëngulje.
Kritikat kryesore ndaj
planit ishin ato që kanë të bëjnë
me transparencën që duhet të
bëjnë realizuesit e planit dyvjeçar.
Mësohet se republikanët që kanë
qenë edhe kundërshtuesit kryesorë
të planit, kanë qenë ata që
kanë kërkuar ndryshime thelbësore
në planin fillestar. Sipas
planit, që pritet të miratohet, fillimisht
do të lëvrohet shuma prej
250 miliardë dollarësh e më pas
edhe ajo prej 100 miliardësh. Por,
gjithçka do të bëhet vetëm pas
miratimeve dhe vëzhgimeve të
hollësishme nga ana e Kongresit
amerikan. Në planin e ri do të ketë
edhe masa, të cilat mbrojnë taksapaguesit,
të cilët do të bëhen pronarë
dhe aksionerë të parave dhe do t‘u
jepen mundësi shumë të mira
ekonomike. Të dielën paradite u tha
se projekti dyvjeçar do të supervizohet
nga një bord zyrtarësh, ku bën
pjesë edhe kryetari i Federal Reserve.
Ky bord do të jetë edhe nën
vëzhgimin e vazhdueshëm të degës
hetimore të Kongresit dhe një
inspektorati të pavarur.
amerikanë MekKain dhe
Obama kanë tentuar dje
që të japin një mbështetje për
planin 700 miliardë dollarësh të
shpëtimit që mendohet nga administrata
e Bushit se do të
mbrojë sistemin financiar amerikan.
I pyetur nëse do ta mbështeste
marrëveshjen, MekKain tha
se shpresonte për një gjë të tillë.
Sipas tij, plani ishte me shumë
probleme, por më problematike
do të ishte situata sikur të mos
ndërmerrej asnjë veprim.
Ndërkohë edhe Obama tha se
preferenca e tij ishte mbështetja.
"Kur shoh gjuhën e legjislacionit,
më duket se ajo i përfaqëson dhe
mbron parimet kryesore".
Ndërkohë dje negociatorët në
Kongresin amerikan deklaruan se
kishin arritur një gjysmë mirëkuptimi
në lidhje me një marrëveshje
kompromisi, në të cilën
pasqyroheshin ndryshime në
çështje thelbësore të paketës së
shpëtimit të propozuar fillimisht
nga administrata e Bushit. Por
detajet nuk janë bërë të ditura.
Situata ekonomike është shndërruar
edhe në fokusin e dy kandidatëve
presidencialë. Kjo u pa
edhe në debatin e parë presidencial
që u zhvillua tri ditë më parë.
Në përfundim të këtij debati, që
rrahu kryesisht çështjet e aspektit
ekonomik, sondazhet kanë vënë
në vend të parë Obamën për performancë
më të mirë dhe më të
qartë se kandidati i republikanëve.
Ndërkohë, Sekretari amerikan i
Thesarit, Hank Poulson, i cili është
mbështetësi kryesor i planit dhe
ka marrë pjesë në diskutime natë
e ditë, tha se të gjithë liderët e Kongresit
po punojnë me shumë këmbëngulje.
Kritikat kryesore ndaj
planit ishin ato që kanë të bëjnë
me transparencën që duhet të
bëjnë realizuesit e planit dyvjeçar.
Mësohet se republikanët që kanë
qenë edhe kundërshtuesit kryesorë
të planit, kanë qenë ata që
kanë kërkuar ndryshime thelbësore
në planin fillestar. Sipas
planit, që pritet të miratohet, fillimisht
do të lëvrohet shuma prej
250 miliardë dollarësh e më pas
edhe ajo prej 100 miliardësh. Por,
gjithçka do të bëhet vetëm pas
miratimeve dhe vëzhgimeve të
hollësishme nga ana e Kongresit
amerikan. Në planin e ri do të ketë
edhe masa, të cilat mbrojnë taksapaguesit,
të cilët do të bëhen pronarë
dhe aksionerë të parave dhe do t‘u
jepen mundësi shumë të mira
ekonomike. Të dielën paradite u tha
se projekti dyvjeçar do të supervizohet
nga një bord zyrtarësh, ku bën
pjesë edhe kryetari i Federal Reserve.
Ky bord do të jetë edhe nën
vëzhgimin e vazhdueshëm të degës
hetimore të Kongresit dhe një
inspektorati të pavarur.