E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngrohja globale, sa e vështirë për ta shmangur

Grupe shkencëtarësh dhe
teknikësh nga e gjithë bota
janë duke publikuar studime
dhe dosierë që për herë të
parë po hedhin dyshime mbi efikasitetin
e mekanizmit më të rëndësishëm për
luftën ndaj ngrohjes globale, për të cilin
u ra dakord në një marrëveshje ndërkombëtare
në Japoni, pikërisht në qytetin
Kioto, në vitin 1997. Gjithçka u vu në
funksion vetëm në vitin 2005. Për të limituar
ngrohjen e planetit dhe efektet e
saj katastrofike, protokolli i Kiotos
parashikoi, si një rimëkëmbje parësore,
një sistem për reduktimin e gazrave serrë
në shkallë botërore. Ajo marrëveshje
krijoi një merkato planetare për
pastrimin e atmosferës tonë, e cila drejtohet
nga një strukturë e Kombeve të
Bashkuara: monedhat për këto shkëmbime
janë certifikatat për pakësimin e
prodhimit të gazrave serrë, të cilat blihen
nga shtetet ose direkt nga shoqëritë
private që kanë një ndikim të madh në
atmosferë me industritë e tyre. Dhe shitjet
i bëjnë ato vende dhe ato shoqëri që
krijojnë impiante të reja energjetike, të
cilat afirmohen nga OKB-ja. Mekanizmi
bazohet në një shkëmbim të thjeshtë:
për të vazhduar prodhimin deri në një
limit të caktuar, një industri që ka një
impakt të caktuar në atmosferë duhet të
blejë materiale nga prodhues ekologjikë
për të kompensuar në këtë mënyrë
ndotjen që shkakton në atmosferë. Rezultati
duhet të jetë një shkëmbim planetar
për mallra dhe produkte industriale,
të cilat nuk kanë impakt të dëmshëm
në atmosferë. Shitjet e certifikatave
shërbejnë për të financuar impiante
të reja më pak ndotës (por më të shtrenjtë),
sidomos në vende në zhvillim e
sipër. Por detyrimi për të blerë këto certifikata
është duke u kthyer në një formë
takse për ndotësit e ambientit, në vend
që të detyrojë prodhuesit e mëdhenj të
gazrave serrë, siç janë pra edhe vendet
më të industrializuara, të ndotin dhe të
paguajnë më pak. Por problemi është se
analizat e para të pavarura mbi funksionimin
efektiv të kësaj merkatoje na
çojnë në konkluzione alarmante. Sipas
një kërkimi të Universitetit të Stanfordit,
publikuar në mars të këtij viti,
"rreth dy të tretat e projekteve të financuara
nuk kanë pasur rezultate konkrete
për reduktimin e ndotjes globale".
Kërkues të tjerë të vetë Kombeve të
Bashkuara kanë denoncuar "parregullsi
të rënda" në procedurat e financimeve
"absurde", në kontrollet e bëra dhe
madje kanë hasur në raste jokompetente.
Shtypi anglez i ka kushtuar mjaft
vend një ndërhyrjeje të madhe të drejtorit
të "International Rivers", një nga
organizatat më të mëdha ambientaliste
në botë, i cili ka publikuar një dosier të
dokumentuar me këtë titull: "Mashtri-
mi i madh i kompensimeve të gazrave
serrë: siç është merkato e certifikatave
që po e copëton marrëveshjen e Kiotos".
Por ajo çfarë vihet në lojë është e
madhe. Certifikatat shiten me miliona
dhe secila prej tyre e detyron blerësin
të prodhojë një ton më pak anhidrid
karbonik. Në datën 15 prill të këtij viti,
komiteti i OKB-së, i cili drejton merkaton,
e aprovoi projektin ndërkombëtar.
Dhe objektivi është të arrihet brenda
vitit 2012, kur do të skadojë faza e parë
e protokollit të Kiotos, një shkëmbim
tregtar, prej të cilit do të përftohen 36
miliardë dollarë. Por, sipas të dhënave
të OKB-së, 95 për qind e këtyre certifikatave
kanë financuar impiante të
përqendruara në tetë shtete me
ekonomi në rritje: Kina, India, Brazili,
Kili, Meksika, Egjipti, Malajzia dhe Koreja
e Jugut. Ndërsa vendet e Afrikës
akoma nuk kanë arritur të përftojnë
ndonjë nga këto certifikata.
Shtetet e Bashkuara, të cilat prodhojnë
më shumë se një e treta e gazrave
serrë në të gjithë botën, e kanë refuzuar
propozimin që është bërë në Kioto, për
të cilin financimet më të mëdha i bën
Evropa dhe Japonia. Dhe jo rastësisht
një nga dosierët e parë kritikë u komisionua
nga ministria e ambientit gjerman,
e cila që në vitin 2007 kishte vënë
në mëdyshje korrektesën e të paktën 86
për qind të impianteve që u morën si
shembuj. Në fakt, problemi kryesor
është kontrolli rigoroz i këtyre industrive
për sasinë e gazrave serrë që ato
prodhojnë. OKB-ja e përjashton energjinë
nukleare, por pëlqen çfarëdolloj
tjetër alternative për të prodhuar
energji, madje edhe atë të naftës, sigurisht
duke përmirësuar teknologjinë:
nuk është e nevojshme që një impiant
të reduktojë në zero prodhimin e
gazrave serrë, por mjafton që t‘i moderojë
ato deri në një kuotë të caktuar.
Por, në këtë mënyrë vetëm 16 për qind
e projekteve të reja përdorin burime energjie
të rinovueshme. Dhe impiantet
diellore janë vetëm 0.5 për qind. Tashmë
kanë lindur dyshimet se disa shtete
janë duke hapur fabrika të reja vetëm
për të shitur këto certifikata.
Por, gjithsesi, problem mbetet kontrolli
i këtyre industrive, pasi OKB-ja
nuk ka staf të mjaftueshëm për të bërë
kontrolle efikase në shkallë botërore.
Në fakt, kontrolle u bëhen shumë pak
kompanive të specializuara: shoqëri
private teorikisht të pavarura, por në
fakt të zgjedhura dhe të paguara nga
kontrollorët. Dhe bëjnë pjesë në të
njëjtën shoqëri ndërkombëtare (Ieta),
e cila përfaqëson ndotës dhe pastrues.
Por, gjithsesi, edhe sot vazhdon që gati
nëntë projekte në dhjetë të tillë ta
kalojnë provën e Kiotos pa vështirësi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›