E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet e përgjithshme: triumf i të djathtës ekstreme

Social Demokratët aus
triakë pritet të fitojnë
shumë vota në zgjedhjet
e parakohshme, por partitë
e ekstremit të djathtë
janë ato që kanë arritur
me të vërtetë një fitore
shumë domethënëse. Sipas
rezultateve paraprake,
Partia e Lirisë e të
djathtës ekstreme ka marrë
18% të votave, ndërkohë
që kryesojnë Social
Demokratët me 29% të
votave dhe në vend të
dytë vjen partia konservatore
Partia e Popullit me
25%. Zgjedhjet e parakohshme
u thirrën pas
kolapsit të koalicionit të
madh, pra atij mes Social
Demokratëve dhe Partisë
së Popullit, i cili nuk ia doli
mbanë që të funksiononte
më shumë se 18 muaj.
Sipas rezultateve të para,
partia ekstreme Aleanca
për Ardhmërinë e Austrisë
ia doli të arrinte rezultate
të mira, duke fituar 12% të
votave, ndërkohë që të
Gjelbërit kanë marrë 10%.
Për herë të parë në një
vend të Bashkimit Evropian
dje votuan edhe 16-17-
vjeçarët. Kjo grup-moshë
përfaqëson rreth 200 mijë
votues në një elektorat
prej 6 milionë vetash. Hera
e fundit kur Austria mbajti
zgjedhje të përgjithshme
ishte tetori i vitit 2006. Por
qeveria nuk u formua
menjëherë, pasi për 6 muaj
rresht u mbajtën bisedime
për koalicionin qeveritar. Këtë
herë, beteja për vendin e
parë ishte mes Partisë së
Popullit të qendrës së djathtë
dhe Social Demokratëve
të qendrës së majtë. Për sa
i përket të djathtës ekstreme,
ajo po feston fitoren më të
madhe të arritur që nga
zgjedhjet e vitit 2000, kur
Partia e Lirisë fitoi 28% të
votës dhe fitoi një vend në
koalicionin qeveritar së
bashku me konservatorët.
Kjo gjë solli shumë
kundërshti në Evropë dhe
për disa muaj me radhë
Austria u vendos nën
sanksione nga ana e
Bashkimit Evropian.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›