E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komunari, Oboni: Apeli më la të lirë

Kryetari i Komunës, Perondi Ramiz Oboni, deklaroi dje se në bazë të një vendimi të Gjykatës së Apelit, ai figuron në gjendje të lirë. Sipas tij, kjo instancë e gjyqësorit ka hedhur poshtë vendimin e marrë më parë nga Gjykata e Shkallës së Parë për masën e arrestit me burg për të. Një ditë më parë, "Shqip" publikoi shkrimin me titull "Dy komuna në prag të zgjedhjeve të pjesshme". Bazuar mbi deklaratën e kryekomunarit Oboni dhe statusin e tij, në gjendje të lirë, rezulton se ky rast përjashtohet nga procesi i rivotimit për aq kohë sa kreu i pushtetit lokal nuk është shpallur fajtor. Oboni rezulton të ketë marrë mandatin e fundit si kryekomunar në zgjedhjet e përgjithshme të pushtetit lokal në 18 shkurt 2007.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›